fbpx

Drimadhë – Vlorë – Karaburun, nisje me 5, 12, 19, 26 Shtator, 2 ditë, €49

Udhëtime Brenda Vendit

Datat e nisjes:
► 5-6 , 12 -13 , 19-20 , 26-27 Shtator .

Dita e parë:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00
► Nisja nga Durrësi në orën 06:15
► Nisja nga Elbasani në orën 05:15
Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin.Me pas vazhdojme rrugetimin tone drejt qytetit te Vlores ku nisemi me skaf për eksplorim në ishullin e Sazanit, në gadishullin e Karaburunit dhe shpellën e Haxhi Alisë. Shfrytëzojmë Gjirin e Dafinës për plazh dhe pas plazhit kthehemi në portin e Vlores.( Kjo shetitje eshte me pagese extra 3500 leke per person) Gjithashtu opsionale dhe shetitje me anije ne Gjirin e Karaburunit, Shpella e Haxhi Alise dhe Ishulli i Sazanit( Kjo shetitje eshte me pagese extra 2000 leke per person) . Personat qe nuk zgjedhin kete opsion mund te qendrojm per plazh ne Lungo Mare. Pas ketij lundrimi fantakstik kthehemi serish drejt Vlores ku akomodohemi ne hotel . Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë ku nuk mungojne sugjerimet nga shoqeruesi i guides.

Dita e dytë : Vlore – Llogara – Drimadhe – Tirane

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe dhe me pas nisemi  drejt parkut kombetar te Llogarase ku do te kemi mundesi per nje pushim per te shijuar panoramen qe ofrohet. Me pas do te drejtohemi drejt plazhit te Drimadhes ku do te qendrohet deri rreth pasdites si do te keni mundesi per lojera apo dhe sporte te ndryshme ujore. .Pasdite nisemi për rrugën e kthimit duke pasur edhe një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Aktivitete , sporte ujore dhe mundesi te tjera argetimit ne Drimadhe :
Zhytje me bombul ne ujerat e detit jone per te pare pasurine nenujore dhe eksplorimin e avionit ushtarak te mbytur , MIG – 21 . (Cmimi 25 euro/personi , kohezgjatje 30 minuta  )
– Lundrim me Kayak  per te zbuluar gjiret , plazhet  ,shpellat dh guvat qe ndodhen ne afersi te plazhit te Drimadhesit dhe Dhermiut . (Cmimi 15 euro/personi , kohezgjatje 3 ore )
– Lundrim me SUP ( Stand Up Paddle Monstair , e shpallur si aktiviteti me i mire i viti 2019 per bashkepunimin ne grup ) . (Cmimi 15 euro/personi , kohezgjatje 3 ore )

Te gjithe sportet me siper zhvillohen nen shoqerimin  e guidave profesioniste te pajisur me certifikate nderkombetare.

INFORMACIONE MBI HOTELIN :
– HOTEL BOLOGNA 4* , I restauruar  ne vitin 2019 . Ndodhet ne qender te qytetit te Vlores , afer plazhit  dhe  shetitoreve  te Vlores . Dhomat teper komforte  me arredim bashkohor dhe fasilitete te kompletuara .Wi-fi , parkimi dhe ajer i kondicionuar jane brenda paketes .

Sugjerohet të keni me vete :
Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata.

Detaje të tjera

NE CMIM PERFSHIHET:
– TRANSPORTI ME BUS/MINIBUS KOMOD.
– AKOMODIMI NE HOTEL BOLOGNA 4*( NE QENDER TE VLORES).
– MENGJESI + DARKA.
– SHOQERUES GJATE UDHETIMIT.

NE CMIM NUK PERFSHIHET:
– DREKAT.
– SHETITJET ME SKAF.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.