fbpx

(V) Abu Dhabi dhe Dubai, 1, 8, 15, 22 Prill. 6 Maj, 5 ditë, €399

Udhëtime Jashtë Vendit

Datat e nisjes:
1 Prill – 499 euro/person me 20 kg bagazh
8, 15 Prill – 449 euro/person
22 Prill – 399 euro/person
6 Maj – 399 euro/person

Dita 01:
 Udhetimi Tirane – Abu Dhabi (Fluturimi direkt me Wizz Air)
Nisja nga Tirana ne 18:30 dhe mberritja ne Abu Dhabi ne 01:40.
Transferta dhe akomodimi ne hotel me 4* ne Abu Dhabi me mengjes te perfshire.

Dita 02: Abu Dhabi City Tour (Turi i qytetit te Abu Dhabit)
Abu Dhabi – Njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshura me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te çmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme.
Vizita vazhdon duke pare “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetitme te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin “Yas” ne te cilin ndodhet kompleksi “Ferrari World” dhe pista e garave te “Formula 1” – Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai.
Sistemimi dhe fjetje ne Delta Hotels by Marriot 4* me mengjes.

Dita 03: Dubai City tour (Turi i qytetit te Dubait)
Fillimisht do t’i drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit). Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote. Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme.
Vazhdojme me Dubai Marina qe eshte edhe shetitorja me e njohur ne Dubai ku mund te shohim edhe Klubin e Jahteve .
Kohe e lire per dreken dheme pas akomodimi ne hotel.
Opsionale:
Bileta e Hyrjes ne Burj Khalifa – 65 EUR per person.
19:00 – 21:00 Yacht Tour – 60 Euro Per person

Dita 04: Free day (Dite e lire)
Opsionale:
Aura Morning Pool Experience – 95 Euro Per person
Mbremje Safari ne shkretetire – 69 Euro per person me darke te perfshire
Largohuni per pak nga jeta e ngarkuar e qytetit dhe shijoni shkelqimin e shkretetires se Dubait me turneun tone te safarit ne shkretetire ne mbremje. Zgjedhim mbasditen pasi eshte koha me e mire per te vizituar shkretetirat qe gjate mbremjes ftohen per te mirepritur driten e henes dhe vizitoret nga e gjithe bota.

Dita 05: Check-out nga hoteli dhe transferim per ne Aeroportin Internacional te Abu Dhabi
Udhetimi Abu Dhabi – Tirane (Fluturimi direkt me Wizz Air)
Nisja nga Abu Dhabi ne 14:05 dhe mberritja ne Tirane ne 16:55.

Detaje të tjera

Te Perfshira:
– Fluturimin direkt dhe taksat aeroportuale.
– Transfertat dhe Turet me Autobuz 2023 dhe WI-FI
– Akomodimi 1 nate ne Abu Dhabi ne Copthorne Hotel 4 * dhe 3 nete ne Dubai ne Delta by Marriot Hotel Investment Park 4 *
– Akomodimi ne hotele me mengjes te perfshire.
– Te gjitha transfertat sipas programit.
– City tour Dubai + Abu Dhabi me guide lokale.
– Guide profesionale shoqeruese Shqiptar.

Te Paperfshira:
– Vaktet e papermendura ne program
– Bagazhet ekstra
– Viza 89 euro/person, per shtetasit e Kosoves, Maqedonise, etj. Viza per shtetasit Shqiptare nuk eshte me e nevojshme.

KUJDES: Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj validitet nga dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit dhe do te ndalohet kalimi nga policia kufitare. BORA TRAVEL & TOURS nuk merr asnje pergjegjesi mbi kostot shtese qe mund te rezultojne pas kesaj ndalese, nje gje e tille eshte pergjegjesi e pasagjerit.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.