Datat e nisjes:
► 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator
PROGRAMI:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00
► Nisja nga Durrësi në orën 05:20
► Nisja nga Elbasani në orën 06:30
Ndalesë për kafe gjatë rrugës. Vazhdojmë udhëtimin drejt Parkut Natyror në Drilon. Shëtitje e lirë dhe pushim në Drilon rreth 1 orë. Mbërritja në fshatin turistik e piktoresk të Voskopojës. Shëtitje në fshat për të shijuar ambjentin fantastik që natyra e Voskopojës ofron gjithashtu edhe vizitë në kishat e Voskopojës për tu njohur me trashëgiminë kulturore, të cilat aktualisht vazhdojnë të ruajnë madhështinë dhe rëndësinë e gjithë historisë së përjetuar më parë si një qendër kryesore jo vetëm në Shqipëri por në gjithë perandorinë Bizantine që në shek e 14-të. Kohë e lirë për argëtim nën sugjerimet e guidës. Konsumimi i drekës me produkte bio të vendit në një nga restorantet më të mirë të zonës. Pas dreke nisemi për në qytetin e serenatave, Korçë. Vizitë në zonën qëndrore të qytetit, tek Pazari, Shëtitorja, Katedralja dhe jo vetëm për rreth dy orë. Nisemi në rrugën e kthimit, mbërritja në Tiranë , Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.
Detaje të tjera
NE CMIM PERFSHIHET:-
– TRANSPORTI VAJTJE ARDHJE ME BUS/MINIBUS.
– SHOQERUESI.
NE CMIM NUK PERFSHIHET:
– DREKA