fbpx

Lepushë – Tamarë, 1 ditë, 2000 lekë

Udhëtime Brenda Vendit
Datat e nisjes:
► 4 , 5 , 11 , 12 , 18 , 19 , 25 , 26 Korrik
► 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 Gusht
► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator

PROGRAMI:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00
► Nisja nga Durrësi në orën 05:15
► Nisja nga Elbasani në orën 05:15

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem. Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona. Pasdreke ne do të vizitojmë një tjetër fshat të bukur alpin, është Tamara, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.

Detaje të tjera

NE CMIM PERFSHIHET:-
– TRANSPORTI VAJTJE ARDHJE ME BUS/MINIBUS.
– SHOQERUESI.

NE CMIM NUK PERFSHIHET:
– DREKA + PIJE (1200 LEKË OPSIONALE)

 

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.