fbpx

Viti i Ri: Dubai, 26 Dhjetor, 8 ditë, €1099

Krishtlindjet & Viti i Ri Udhëtime me Guidë

Dita e Parë 26 Dhjetor 2019: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.25. Mbrritja në Dubai në orën 21.25. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë 27 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait.
(Opsionale), Shëtitje në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo shëtitje do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

Dita e Tretë 28 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate. (Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt 29 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave të Formula 1 Abu Dhabi Grand Prix. Kthimi në Dubai dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë 30 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Parku Ujor Aquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe lojra të tjera ujore.
Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë 31 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira dhe Muzikë.
Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë 1 Janar 2020: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium.
(Opsionale) Bilete hyrje për tek Dubai Frame (nga Anglishtja Korniza e Dubait) Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë, 2 Janar 2020: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.25. Mbrritja në Shkup në orën 12.25. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Detaje të tjera

Park Inn Motor City by Radisson 4*  Motor City, Dubai – https://bit.ly/2Nwz8q8

Në pagesë përfshihen:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobuz nga Tirana në Aeroportin e Shkupit
• Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup – Dubai – Shkup.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
• Akomodimi në Hotel me 4* në Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Shoqërues në Shqip përgjatë gjithë udhëtimit.

Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet “Opsionale”.
• Darka Speciale e Vitit të Ri.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Ngjitje në Observatorin e Burj Khalifa me transfertë – €60
4. Jeep Safari në Shkretëtirë me Darkë Bufe të përfshirë me transfertë – €69
5. Hyrje Ditore në Parkun Ujor Aquaventure me transfertë – €89
6. Shfaqje me Delfina dhe Foka në Delphinarium Dubai pa transferte – €49
7. Vizita ne Dubai Frame (kornizen e Dubait) me transferte – €47
8. Darke Gala me Pamje nga Burj Khalifa tek Karak House Downtown Dubai – €149 (Ushqim Tradicional 4 Pjata + Pije Joalkolike + Truke Magjie + Transport)

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.