Datat e nisjes:
► 5 , 6 , 12 , 13 , 19 , 26 , 27 Shtator
PROGRAMI:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00
► Nisja nga Durrësi në orën 06:20
► Nisja nga Elbasani në orën 05:20
Gjatë rrugëtimit tonë drejt do të kemi një ndalesë për pushim në Lungomare. Pastaj do të vazhdojmë drejt plazhit në Radhimë/Orikum. Zona Orikum-Radhimë është një nga më të preferuarat për plazh shumë pranë qytetit bregdetar të Vlorës, ku përballë saj qëndrojnë gadishulli i Karaburunit dhe ishulli më i madh në Shqipëri, Sazani. Pasi të mbërrijmë në Orikum/Radhimë do të kemi kohë të lirë për plazh deri pasdite rreth orës 17:00. Gjatë gjithë udhëtimit do të keni edhe asistencën e shoqëruesit të grupit i cili do t’iu japi informacionet e nevojshme dhe sugjerimet se si koha e qëndrimit të shfrytëzohet sa më mirë. Dreka është opsionale dhe mund të konsumohet në restorantet aty pranë. Në rrugën e kthimit do të kemi një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, rroba banje sandale ose shapka , cokollata , fruta te thata dhe shumë energji, etj.
Detaje të tjera
NE CMIM PERFSHIHET:
– TRANSPORTI ME BUS/MINIBUS KOMOD.
– SHOQERUES GAJTE GJITHE UDHETIMIT.
NE CMIM NUK PERFSHIHET:
– DREKA