fbpx

Rio de Janeiro dhe Sao Paolo, 26 Nëntor, 9 ditë, €1999

Festat e Nëntorit Udhëtime Jashtë Vendit

Dita e Parë:  Fluturimi Tiranë – Rio de Janeiro nëpërmjet Frankfurtit. Nisja nga Tirana në orën 14.10, Mbrritja në Frankfurt në orën 16.30. Nisja nga Frankfurti në orën 22.15.

Dita e Dytë: Mbrritja në Rio De Janeiro në orën 06.05. Pritja në Aeroportin e Rios. Transferimi në Niteroi. Vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Vizitë në Fortesën e Santa Kruz. Kthimi me anije drejt Rios, duke kaluar përmes Guanabara Bay. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Pastiçeria Colombo, Travessa do Commercio, Pallati Imperial, Cinelandia, Teatri Bashkiak, Biblioteka Nacionale, Lagja Lapa dhe Shkallët Selaron. Vazhdon vizita në malin e Korkovados, me një tren turistik, mbi të cilin ndodhet statuja e njohur e Jezu Krishtit nga e cila mund të shijoni pamje të mbrekullueshme të qytetit të Rio de Janeiros.
Malin Sugar Loaf ku do të keni mundesi te zbrisni me teleferik dhe me pas duke kaluar permes Parkut te Flamengos si dhe do te vizitohen pjesët më atraktive të qytetit me guide në dispozicion. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Petropolis. Vizitë në Petropolis, qytet ku ka jetuar familja mbretërore, vizitë ne Muzeun Mbreteror ( Don Pedro i II-te ) si dhe vizitë në katedralen dhe monumentet historike të qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Sao Paulo. Pas 2 orësh udhëtim, Ndalesë rreth 2 orë në Itakurruca dhe Mangaratiba, Vazhdimi i Udhëtimit drejt Sao Paulos. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit: Lagjet Brooklin dhe Itaim Bibi, Ura e Varur, Parku Ibirapuera dhe Obelisku, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Lagja Liberdade, Katedralja Se, Nërtesat Martinelli, Bashkia, Teatri Bashkiak, Tregu bashkiak, Lagja Jardins, Rrugët Oscar Freira dhe Callejon de Batman me piktura Murale, Bulevardi i famshëm Paulista, Lagja Vila Madalena dhe Bulevardi Europa. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Muzeumit të Futbollit

Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Sao Paulos. Nisja nga Sao Paulo në orën 18.45. Mbrritja në Frankfurt në orën 17.30. Nisja nga Frankfurti në orën 20.30, Mbrritja në Tiranë në orën 22.40.

Dita e Nëntë: Mbrritja në Frankfurt në orën 10.15. Nisja nga Frankfurti në orën 20.40, Mbrritja në Tiranë në orën 22.45.

Detaje të tjera

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.