fbpx

Paris dhe Disneyland, nisje me 16 dhe 30 Maj, 4 Ditë, €499

Udhëtime Jashtë Vendit

Datat e nisjes:
16 Maj – 499 euro/person, Akomodimi në Ace Hôtel Paris Marne La Vallée 3*
30 Maj – 549 euro/person Akomodimi në, Novotel Suites Paris Stade de France 4*

Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja nga Tirana në ora 13:00. Mbërritja në Paris në ora 15:55. Vizitohen Place Vendôme, Opera Garnier, Galeria Laffayete. Transferimi për në Hotel. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Bëhuni gati për të eksploruar magjinë e Disneyland. Kjo është dita më argëtuese e udhëtimit tuaj, veçanërisht për fëmijët por edhe për të gjithë dashamirësit e Disney-t, ka shumë atraksione që do tju bëjnë të ndjeni adrenalinën nën lëkurë. E gjithë dita do të jetë e dedikuar për këtë park. Në darkë, kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Transferta për në Versajë. Vizitë në Pallatin e Versajës dhe kopshtet e saj. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place du Trocadéro. Vizitë në Kullën Eiffel, Pallatin e Invalidëve, Varri i Napoleonit, Pont Alexandre III, Grand Palais, Petit Palais, Assemblée Nationale, Place de la Concorde,  Avenue des Champs-Élysées. Lundrim me anije në lumin Seine. Në darkë, kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Muzeun e Louvrit dhe Vizita. Nisja nga Parisi në ora 16:30. Mbërritja në Tiranë në ora 19:05.

Kujdes: 
– Oraret e nisjes dhe të mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore. Në çdo rast programi do të zbatohet i plotë, me korigjimet dhe spostimet e nevojshme.
– Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë të caktuar, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

OPSIONALE:
1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (Fëmija deri në 10 vjeç paguan 7 euro)
2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €30 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 15 euro)
3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 15 euro)
4. Lundrimi në Lumin Seine është opsional. Pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.

Detaje të tjera

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, fluturim direkt.
2. Një çantë shpine me përmasa 40x25x20 cm.
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
4. Paris City Tour
5. Akomodim në hotel për 3 netë qendrimi.
6. Hyrja në Parkun Disneyland dhe lojrat.
7. Mëngjeset për të gjitha ditët.
8. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
4. Bileta e autobusit per ne Disneyland 5 euro per person vajtje-ardhje.

Fëmijet:
2 – 11.99 vjeç përfitojnë 20 euro zbritje.
mbi 12 vjeç paguajnë çmimin e plotë.

KUSHTET E REZERVIMIT:
– Për rezervimin e paketes nevojitet 50% e pageses, dhe pjesa tjeter deri 15 dite para nisjes.
– Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
– Agjensia nuk mban përgjegjesi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
– Fëmijë që nuk i kanë mbushur 18 vjeç, dhe udhetojnë me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
– Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.