fbpx

Udhëtim në Kryeqytetet Skandinave, nisje me 4 dhe 24 Prill, 5 Ditë, €549

Udhëtime Jashtë Vendit

Programi i nisjes me 4 Prill

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Stockholm. Nisja nga Tirana në orën 17;30. Mbrritja në Aeroportin Skavsta të Stokholmit në orën 20.40. Transferimi në Stockholm. Mbrritja në Stockholm. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Fjetje në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisemi për në Norrkoping. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Shëtitje e lirë në Norrkoping.  Vazhdimi i Udhëtimit për në Jonkoping. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Shëtitje e lirë në Jonkoping. Vazhdimi i Udhëtimit për në Malmo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Kopenhagen nëpërrmjet Urës më të gjatë në Europë, Oresund. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn,  si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në për Helsingör të Danimarkës. Mbërritja në Helsingör. Vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Vazhdimi me traget për Helsingborg. Mbërrtja në Helsingborg. Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Nisja për në Gotenborg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbërritja në Gotenborg. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdimi i Udhëtimit në Drejtim të Oslos. Ndalesë pranë kufirit Suedi – Norvegji. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Vazhdimi Udhëtimit për në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen.  Transferta për në aeroportin e Oslo Sandefjord. Fluturimi direkt Oslo – Tiranë. Nisja në orën 21.00. Mbrritje në orën 00:10.

SHENIM: Turi i Dates 4 prill, per shkak te linjes ajrore , do te niset ne daten 3 prill , dhe do te qendrojn ne Stockholm nje nate me teper.

Detaje të tjera

Në pagesën përfshihen:

1. Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Stockholm dhe Kthimi me avion Oslo – Tiranë.
2. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
3. Fjetje 2 net në Stokholm, 1 natë në Malmo, dhe 1 natë pranë Oslos.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm)cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Programi i nisjes me 24 Prill

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Malmo. Nisja nga Tirana në orën 18:40. Mbrritja në Aeroportin Malmos në orën 21:30. Transferimi në Malmo. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel.  Vizitë e Monumenteve Kryesore te Malmos rreth 2 orë. Vazhdimi udhëtmit për në Kopenhagen. Udhëtmi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qëndror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefion, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn,  si dhe në fund tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Helsingor, ku është dhe Kështjella në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamleti. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë. Vazhdimi udhëtmit me traget për në Helsinborg. Ndalesë dhe Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: Bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdon udhëtimi për në Gothenborg. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagjja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për në Oslo. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e monumenteve kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”, pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Orebro. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 2 orë në Orebro. Vazhdon udhetimi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat rreth3 orë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Transferta për në aeroportin e Stockholm, Skavsta. Fluturimi direkt Stockholm – Tiranë. Nisja në orën 21.15. Mbrritje në orën 00:10.

SHENIM: PROGRAMI I DATES 24 PRILL ESHTE ME  TIRANE STOCKHOLM DHE KTHIMI MALMO TIRANE 

Detaje të tjera

Në pagesën përfshihen:

1. Bileta Vajtje me Avion Direkt Tiranë – Malmo dhe Kthimi me avion Stockholm – Tiranë.
2. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
3. Fjetje 1 natë në Stokholm, 1 natë në Malmo, 1 natë në Oslo 1 natë në Gothenborg.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x20x20cm)cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.