fbpx

Stamboll (me avion), 30 Shtator, 7, 14, 21 Tetor, 4 ditë, €219

Udhëtime Jashtë Vendit

INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll në orën 09:20. Mbërritja në Aeroport në ora 12:00. Transferta dhe sistemimi në hotel. Vizitë në Kapali Carsisi. Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë, me 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane. Kthimi dhe Fjetja në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Hipodromi, Xhamia Blu, Bazilika e famshme e Shën Sofias, Sarajet e Topkapise. Vazhdon vizita në muzeun Panorama 1453.
OPSIONALE: Në mbrëmje shfaqje e Natës Turke në anije, nën urën e Bosforit ku përfshihet darka dhe pije pa limit. Kthimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Trete: Mëngjesi në hotel. Fillon vizita në pallatin Dolmabahce, i cili ka sherbyer si qendër administrative e perandorisë Osmane. Vizitë në Ortakoy, një nga lagjet më të këndshme të rretheve Besiktas në anën evropiane të Stambollit në ngushticën e Bosforit, pikërisht nën urën e parë të Bosforit. Vazhdon vizita tek Kodra e të Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Në Uskudar do të shijojmë pamjen e Kullës së Vajzës (Kiz Kulesi). Vizitë panoramike në kullën e Gallatës. Kthimi dhe fjetja në hotel.

Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për rreth 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Vizitë në Taksim. Vazhdon vizita në akuariumin Floria. Ndalesë për shopping në qendrën tregtare “Via/Port”. Kthimi është në orën 23:35. Mbërritja në aeroportin e Rinasit ne ora 00:15.

Detaje të tjera

Kujdes: Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.

Në pagesë përfshihen:
– Bileta e avionit vajtje – ardhje me bagazhe të plota (çantë dore + 30 kg valixhe)
– Akomodimi në Grand Marcello Hotel 4* në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
– Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
– Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
– Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
– Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
.
OPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Shtesë për 3 darkat në hotel ose në restorant €30.
.
FËMIJËT:
0 – 1.99 vjec paguan 45 euro.
2 – 11.99 vjec perfiton 20 euro zbritje.
12 vjec paguajne si i rritur.
.
*personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 264 euro.
.
KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.