fbpx

Stamboll (me avion), 7 Dhjetor, 3 ditë të plota, €219

Udhëtime me Guidë

INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 02.35. Mbrritja në Stamboll në 06.15. Transferta nga aeroporti në Qendër të Stambollit. Pa mbrritur në Qender, në pjesën aziatike, vizitohet Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Vazhdon vizita në Qëndrën e Stambollit Taksim. Sistemimi në Hotel. Pasdite, shkohet në Qendrën e Vjetër Tragtare Kapili Carshi. Akomodimi në hotel. Fjetja.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në:Hipodromi, Xhamia Blu, Bazilika e famshme të Shën Sofisë, Sarajet e Topkapise, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, Dollmabahce. Vizitë në akuariumin Floria. OPSIONALE: Në mbrëmje shfaqje e Natës Turke në anije, nën urën e Bosforit ku përfshihet darka dhe pije pa limit. Fjetja në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Të lirë në Qendrën Tregare deri në Transfertën me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Stambolli në 21.40. Mbërritja në Tiranë në 21.35.

Detaje të tjera

Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje me bagazhe të plota.
-Akomodimi për 2 netë në Grand Marcello Hotel 4* në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
-Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë

OPSIONALE:
1. Shtesë për 2 darkat €20.

FËMIJËT:
0-2 vjec paguan 40 euro.
2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 20 euro zbritje
mbi 12 vjec paguajne si i rritur
.
*personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 240 euro.
.
KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.