fbpx

Stamboll (me avion) nisje me 1, 8, 15, 22, 29 Prill, 4 ditë të plota, €259

Udhëtime Jashtë Vendit

Oraret e fluturimit:
Nisja, e enjte, ora 08:20 e mengjesit.
Kthimi, e diele, ora 23:15 e darkës.

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll në orën 08:20. Transferta dhe akomodimi në hotel. Akomodimi në hotel. Vizitë në Kapali Carsisi (vetëm 700 m larg hotelit). Vizitë në Taksim. Kthimi në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Fillojnë vizitat në akuariumin Floria. Vizitë në qendrën tregtare “Boyner Outlet 212 AVM”. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për rreth 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Darka e lirë. Kthimi në hotel.

Dita e Trete: Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: vizitë tek Bazilika e famshme e Shën Sofias, Xhamia Blu, Sarajet e Topkapise. Vizitë në pallatin Dolmabahce, i cili ka shërbyer si qendër administrative e perandorisë Osmane. Darka e lirë. Kthimi në hotel.

Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë në kullën e Gallatës. Vizitë në Ortakoy, një nga lagjet më të këndshme të rretheve Besiktas në anën evropiane të Stambollit në ngushticën e Bosforit, pikërisht nën urën e parë të Bosforit. Vizitohet edhe Kulla e Vajzës (Kiz Kulesi). Në pjesën aziatike, vizitohet Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Nisja nga Stambolli në 23.35. Mbërritja në Tiranë në 23.15.

INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.

Detaje të tjera

Në pagesë përfshihen:
-Testi PCR (tamponi)
-Bileta e avionit vajtje – ardhje me Air Albania (Turkish Airlines).
-Bagazhe të plota (8 kg cante dore + 30 kg valixhe) për person.
-Akomodimi për 3 netë në Grand Marcello Hotel 4* në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit).
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit.

Në pagesë nuk përfshihen:
– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.

Opsionale:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Shtesë për 3 darkat në hotel ose në restorant €30.
.
Nëse interesoheni për udhëtim 3 ditor, nisje me 12, 19, 26 Mars, €259 (tamponi i përfshirë), KLIKONI KETU!

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.