fbpx

Stamboll (me avion), 28 Nëntor, 4 ditë të plota, €259

Udhëtime me Guidë

Nëse ju intereson nisja me 24 Tetor klikoni këtu!

INFORMACION I RENDESISHEM: Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj në Turqi, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll në orën 02:40. Mbërritja në Aeroport në ora 06.20. Vizitë tek Kodra e të Dashuruarve (Çam Lixha- pikën më të lartë të qytetit). Transferta dhe sistemimi në hotel. Vizitë në Kapali Carsisi (vetëm 700 m larg hotelit).
OPSIONALE: Në mbrëmje shfaqje e Natës Turke në anije, nën urën e Bosforit ku përfshihet darka dhe pije pa limit. Fjetja në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: vizitë tek Bazilika e famshme e Shën Sofias, Xhamia Blu, Sarajet e Topkapise. Vizitë në “Miniaturk”, një nga parqet më të mëdha në botë të strukturave në miniature. Vizitë në Taksim. Kthimi dhe fjetja në hotel.

Dita e Trete: Mëngjesi në hotel. Vizitë në muzeun Panorama 1453. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për rreth 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Më pas vizitë në akuariumin Floria. Kthimi dhe fjetja në hotel.

Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Paradite të lirë. Vizitë në pallatin Dolmabahce, i cili ka shyrbyer si qendër administrative e perandorisë Osmane. Më pas vizitë në qendrën tregtare “Via/Port”. Kthimi është në orën 21.40. Mbërritja në aeroportin e Rinasit ne ora 21.35.

Detaje të tjera

Kujdes: Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.

Në pagesë përfshihen:
– Bileta e avionit vajtje – ardhje.
– Akomodimi në Grand Marcello Hotel 4* në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
– Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
– Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
– Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
– Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport
– Lundrim me anije në Bosfor 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë.

OPSIONALE: 
Shtesë për Darkë €30 për 3 netë.

FËMIJËT:
0-2 vjec paguan 40 euro.
2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 30 euro zbritje
mbi 12 vjec paguajne si i rritur
.
*personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 320 euro.
.
KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.