fbpx

Tokio dhe Osaka, 6 Tetor, 8 Ditë, €2499

Festat e Nëntorit Udhëtime Jashtë Vendit

Dita e Parë. Fluturimi Tiranë – Narita, Tokio nëpërmjet Dubait. Nisja nga Tirana në orën 13.50, Mberritja në Dubai në orën 21.10.

Dita e Dytë. Nisja nga Dubai në orën 02.40. Mberritja në Tokio në orën 17.35. Pritja në Aeroportin Narita, Tokio. Nisja për në Tokio. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Tokio: Observatori i Ndërtesës Qeveritare, Përmendore Meiji Shrine, Pallati Perandorit, Shibuya, Tempulli Sesoji në Asakusa. (Opsionale) Mbyllet me shëtitje në Kroçiere Lumore Sumida, Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Nikko. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mberritje në Nikko. Vizitë e Toshogu Shrine dhe Ujëvarës Kegon. Kthimi në Tokio. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malin Fuji. Ndalesë në Fuji. Vazhdimi për në Fuji Kawaguchiko. Ndalesë e shkurtër. Nisja për në Nagoya. Udhëtmi zgjat rreth 4 orë pa ndalesa. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 2 orë në Nagoya tek atraksionet kryesore, Vazhdimi i udhëtimit për në Kyoto. Vizitohet Tempulli Kinkakuji dhe Fushimi Inari Shrine. Vazhdimi i udhëtimit për në Osaka. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Osaka e Kështjelles së Osakes dhe Umeda Sky Building. Nisja për në Kobe. Vizitë në portin e Kobe dhe fabrikës së prodhimit të pijes vëndase Sake. Transferimi për në Aeroportin e Osakës. Nisja nga Osaka në orën 23.45.

Dita e Tetë. Mberritja në Dubai në orën 05.15. Nisja nga Dubai në orën 09.05, Mberritja në Tiranë në orën 12.50.

Detaje të tjera

Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Tiranë – Narita nëpërmjet Dubai dhe Osaka – Tiranë nëpërmjet Dubait.
-Bagazhe te plota.
-Akomodimi në hotele.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Japonezeze për të gjithë ditët e qëndrimitNë pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet që nuk janë përfshirë.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Japoni.
4. Viza hyrese ne JaponiShenim: Permasat e dhomave jane me standartin aziatik

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 18.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.