Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Plazh dhe Tur në Napoli dhe Sorrento, 8 ditë, €527

Shpërndaje

Datat e nisjes:

24 Maj – 527 euro/personi
7 Qershor – 574 euro/personi
21 Qershor – 551 euro/personi
5 Korrik – 555 euro/personi

Dita e Parë: Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 06.50. Mbërritja në Bari në orën 07.50. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbërritja në Napoli. Fjetje në hotel.

Dita e DytëMëngjesi në hotel. Transferta për në port ne Sorrento . Nisja me traget për në ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e TretëMëngjesi në hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj.
OPSIONALE:
Nisja për në Positano me anije. Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti.
Nisja per ne Amalfi me anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
Nisja për në Salerno me anije. Mbërritja në Salerno.
Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj.
Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e KatërtMëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në hotel. Të lirë për plazh. Fjetje në hotel.

Dita e Tetë: Mëngjesi në hotel. Transferta për në aeroportin e Salernos. Fluturimi Salerno – Tiranë. Nisja nga Salerno në orën 19.35. Mbërritja në Tiranë në orën 20:50.

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi me avion Tiranë – Bari dhe Salerno  Tiranë.
1. Udhëtimi me traget  Sorrento – Kapri.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset në hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe bagazh për check-in ka shpenzime ekstra).
Shënim: Për shkak të ndalimit të autobusëve për kalim në bregdetin e Amalfit, Udhëtime dhe Shëtitjet në Positano dhe Amalfi do bëhen vetëm me anije,
Sorrento – Positano
Positano- Amalfi
Amalfi – Salerno
Ky udhëtim me 3 Anije kushton €50.
Personat që nuk zgjedhin këtë udhëtim do kalojnë me Autobus direkt nga Sorrento në Salerno, nga Autostrada. Dhe do jenë të lirë për Plazh në Salerno.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për shoqëruesin shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e hoteleve gjatë turit. Ne si operator përpiqemi që hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në program ka dhe udhëtim me anije. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.
Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…