Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Varshavë dhe Krakov, 4 dite, €393

Shpërndaje

Datat e nisjes:

20 Prill – 393 euro/personi

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë – Varshavë. Nisja 0ra 09.30. Mbrritja në 11.35. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë:
 Mëngjesi në Hotel. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.


Dita e Tretë:
 Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë – Tiranë. Nisja më 13.05 dhe Mbrritja në Tiranë më 14.55.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Varshavë dhe Krakovë – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

OPSIONALE

 

Hyrje ne Muzeun e Auschwitz dhe Birkenau ( 40 €/person)
Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka ( 35 €/person)
Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.
Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…