Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Vjenë, 4 dite, €324

Shpërndaje

Datat e nisjes:

24 Maj – 324 euro/personi

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 12:25 – Mbërritje në Vjenë më 14:10. Transfertë për në hotel. Sistemimi në hotel. Vizite e lirë. Fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet e Vjenës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Fjetje në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizite e lirë në qendër të qytetit. Transfertë për në aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 14:45 – Mbërritje në Tiranë në 16:20.

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe bagazh për check-in ka shpenzime ekstra).
(Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)
Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për shoqëruesin shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e hoteleve gjatë turit. Ne si operator përpiqemi që hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…