fbpx

Vjenë Budapest (me avion), 19 Tetor, 4 ditë, €289

Udhëtime me Guidë

Datat e nisjes:
19 Tetor
7 Nëntor

Dita e Parë: Nisja me Autobus për në Ohër. Fluturimi Direkt Ohër – Vjenë. Nisja më 08:15 – Mbrritje në Vjenë më 09:50. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtimi për në Budapest me Autobus. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje më në Budapest. Gjatë ditës vizitë me autobus dhe guide  në dispozicion, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitë me autobuz komod dhe guide hungareze në dispozicion ku do të vizitohen vendet turistike jashtë Budapestit si: Vishegrad, Setendre. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Të lirë deri në transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25 – Mbrritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri

Detaje të tjera

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi vajtje -ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.