fbpx

Vlorë – Dhermi – Radhimë – Karaburun, 5 ditë, €199

Udhëtime Brenda Vendit

Datat e nisjes:
► 3-7 , 10-14 , 17-21 Gusht , €199 .
► 24-28 Gusht , €190 .

Dita e parë:
► Nisja nga Tirana në orën 06:00
► Nisja nga Durrësi në orën 06:15
► Nisja nga Elbasani në orën 05:15
Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin përpara se të mbërrijmë në Zvernec, ku fillimisht do të vizitojmë Manastirin e Shën Mërisë të vendosur në një ishull të vogël në brendësi të Lagunës së Nartës. Pjesa tjerë e ditës do të shfrytëzohet për plazh dhe më pas do të akomodohemi tek hotel Bologna 4* në qendër të qytetit. Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë.

Dita e 2 :

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për eksplorim në ishullin e Sazanit, në gadishullin e Karaburunit dhe shpellën e Haxhi Alisë. Shfrytëzojmë Gjirin e Dafinës për plazh dhe pas plazhit kthehemi në hotel. Darka do të konsumohet në hotel dhe mbrëmja do të jetë e lirë.

Dita e 3 :

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për plazh në Orikum tek Bojo Resort. Kthimi në hotel pasdite, konsumimi i darkës, pas darkës guidë në qendrën historike të Vlorës.

Dita e 4 :

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi për në Dhërmi. Ndalesë panoramike në Llogara. Kohë e lirë për plazh dhe opsionale mundësi argëtimi shtesë si: scuba diving, stand up paddle, kayaking, paragliding, etj. Kthimi në hotel pasdite. Konsumohet darka dhe mbrëmja e lirë.

Dita e 5 :

Konsumohet mëngjesi në hotel dhe më pas dita do të jetë e lirë për plazh. Sigurisht nuk do të mungojnë sugjerimet e guidës. Pasdite nisemi për rrugën e kthimit duke pasur edhe një ndalesë të shkurtër. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

INFORMACIONE MBI HOTELIN :
– HOTEL BOLOGNA 4* , I restauruar  ne vitin 2019 . Ndodhet ne qender te qytetit te Vlores , afer plazhit  dhe  shetitoreve  te Vlores . Dhomat teper komforte  me arredim bashkohor dhe fasilitete te kompletuara .Wi-fi , parkimi dhe ajer i kondicionuar jane brenda paketes .

Duhet te keni me vete :
Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata.

Detaje të tjera

NE CMIM PERFSHIHET:
– TRANSPORTI ME BUS/MINIBUS KOMOD.
– AKOMODIMI NE HOTEL BOLOGNA 4*( NE QENDER TE VLORES).
– MENGJESI + DARKA.
– SHOQERUES GJATE UDHETIMIT.

NE CMIM NUK PERFSHIHET:
– DREKAT.
– SHETITJET ME SKAF.

Kontakt

Cel: 069 20 400 20
Tel: 04 56 05 999
Email: info@boratravel.al

Hapur: E hene –  E shtune  ( 09.00 – 20.00 )

Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, 30 m siper Vodafone, Tirane.