Swissôtel Resort Kolašin – Oferta & SPA
Një arratisje në mal për çifte dhe familje, me mëngjes të përfshirë dhe momente relaksi në SPA & Wellness. Zgjidhni ofertën e vjeshtës, paketën e Festës së Flamurit ose një arratisje romantike dhe SPA për dy persona.
Çmimet në euro, sipas ofertës së hotelit. Disponueshmëria dhe çmimi përfundimtar konfirmohen përpara rezervimit.
🇦🇱 Festa e Flamurit
🍂 Oferta e Vjeshtës
🥂 Romantic Getaway
🌿 Mountain SPA Escape
Detajet e ofertave
Klikoni mbi titullin e paketës për të hapur ose mbyllur detajet.
🇦🇱 Festa e Flamurit – nga 299 € për 2 persona
27–30 Nëntor 2026 · gjysmëpension
| Paketa | Dhoma | Çmimi total për 2 persona |
|---|---|---|
| 2 netë | Swiss Signature Room | 299 € |
| 3 netë | Swiss Signature Room | 430 € |
Paketa përfshin
- Akomodim me mëngjes dhe darkë bufe në restorantin Blend.
- Përdorimin e SPA & Wellness: palestër, pishinë, banjë me avull dhe sauna.
- Përdorimin e makinës Nespresso në dhomë.
- Parkim të jashtëm pa pagesë në parkingun privat të hotelit.
Familjet dhe shtesat
- Familjet me 1 fëmijë deri në 11,9 vjeç: upgrade falas në Suite me një dhomë gjumi, sipas disponueshmërisë.
- Familjet me 2 fëmijë deri në 11,9 vjeç: upgrade falas në Signature Suite me dy dhoma gjumi, sipas disponueshmërisë.
- Deri në 2 fëmijë deri në 11,9 vjeç qëndrojnë falas në dhomë me prindërit. Fëmijët 6–11,9 vjeç paguajnë shtesë për vaktet: 21 € / fëmijë / ditë.
- Nga mosha 12 vjeç zbatohet tarifa për të rritur.
- I rrituri shtesë në Signature Suite: 60 € / person / ditë.
- Parkimi në garazh: 15 € / ditë.
Orari i vakteve
- Mëngjesi, e hënë – e premte: 07:00–10:30.
- Mëngjesi, e shtunë – e diel: 07:30–11:00.
- Darka: 19:00–21:00.
Kushtet e anulimit
- Anulim falas deri në 7 ditë përpara mbërritjes.
- Anulimet 6 ditë ose më pak përpara mbërritjes: penalitet 100%.
- Mosparaqitja në hotel: penalitet 100%.
Taksa e qytetit dhe siguracioni paguhen veçmas, sipas tarifave të shënuara më poshtë.
🍂 Oferta e Vjeshtës – nga 110 € / dhomë / natë
Tetor – 15 Dhjetor 2026 · 2 të rritur · mëngjes i përfshirë
| Ditët e qëndrimit | Tipi i dhomës | Çmimi për dhomë / natë |
|---|---|---|
| E diel – E enjte | Swiss Signature Room · 2 të rritur | 110 € |
| E premte – E shtunë | Swiss Signature Room · 2 të rritur | 130 € |
Në çmim përfshihet
- Akomodimi për 2 të rritur në Swiss Signature Room.
- Mëngjesi.
- Përdorimi i qendrës SPA; trajtimet paguhen veçmas.
- Parkimi i jashtëm në parkingun privat të hotelit.
Përfitimet për familjet
- Për familje me 1 fëmijë deri në 11,9 vjeç: upgrade pa pagesë në Suite me një dhomë gjumi, sipas disponueshmërisë.
- Për familje me 2 fëmijë deri në 11,9 vjeç: upgrade pa pagesë në Signature Suite me dy dhoma gjumi, sipas disponueshmërisë.
- Deri në 2 fëmijë deri në 11,9 vjeç akomodohen pa pagesë në dhomë me prindërit. Për moshat 6–11,9 vjeç, mëngjesi kushton 6 € / fëmijë / ditë.
- Nga mosha 12 vjeç zbatohet tarifa për të rritur.
Shtesat
- I rrituri shtesë në Signature Suite: 30 € / person / ditë.
- Gjysmëpensioni (mëngjes dhe darkë): shtesë 30 € / person / ditë; fëmijët 6–11,9 vjeç përfitojnë 50% zbritje mbi shtesën (15 € / ditë).
- Parkim në garazh: 15 € / ditë.
Kushtet e anulimit për tarifën e vjeshtës konfirmohen në momentin e rezervimit.
🥂 Swissôtel Romantic Getaway – nga 366 € për 2 persona
2 persona · 2 netë · Swiss Signature Room
Paketa përfshin
- Dy netë qëndrimi për dy persona, me mëngjes.
- Një shishe verë të gazuar në mbërritje.
- Darkë romantike me 3 pjata në mbrëmjen e parë.
- Akses i pakufizuar pa pagesë në SPA & Wellness Centre.
- 20% zbritje për të gjitha trajtimet SPA.
- Check-in i hershëm nga ora 10:00, sipas disponueshmërisë.
- Check-out i vonë deri në orën 14:00, sipas disponueshmërisë.
Kushtet e anulimit
- Anulim pa pagesë deri në 3 ditë përpara mbërritjes.
- Për anulime 2 ditë ose më pak përpara mbërritjes aplikohet penalitet 100%.
Vlefshmëria: Paketa është e hapur për rezervime në të gjitha datat, përveç periudhës së Vitit të Ri dhe fundjavave të janarit e shkurtit. Çmimi është orientues “nga”; tarifa më e ulët ofrohet gjatë ditëve të javës dhe çmimi për datat e zgjedhura konfirmohet përpara rezervimit.
Minimumi 2 netë. Për qëndrime më të gjata, kërkoni ofertë.
🌿 Mountain SPA Escape – nga 362 € për 2 persona
2 persona · 2 netë · Swiss Signature Room
Paketa përfshin
- Dy netë qëndrimi për dy persona, me mëngjes.
- Akses pa pagesë në SPA & Wellness Centre.
- Një masazh antistres 50-minutësh për çdo person.
- Çaj mali pas masazhit.
- 20% zbritje për trajtimet e tjera SPA.
- Check-in i hershëm nga ora 10:00, sipas disponueshmërisë.
- Check-out i vonë deri në orën 14:00, sipas disponueshmërisë.
Kushtet e anulimit
- Anulim pa pagesë deri në 3 ditë përpara mbërritjes.
- Për anulime 2 ditë ose më pak përpara mbërritjes aplikohet penalitet 100%.
Vlefshmëria: Paketa është e hapur për rezervime në të gjitha datat, përveç periudhës së Vitit të Ri dhe fundjavave të janarit e shkurtit. Çmimi është orientues “nga”; tarifa më e ulët ofrohet gjatë ditëve të javës dhe çmimi për datat e zgjedhura konfirmohet përpara rezervimit.
Minimumi 2 netë. Për qëndrime më të gjata, kërkoni ofertë.
Taksa e qytetit dhe siguracioni
Nuk përfshihen në çmim dhe paguhen për person / ditë:
- Të rriturit: 1,50 €.
- Fëmijët 12–17,99 vjeç: 1,00 €.
- Fëmijët nën 12 vjeç: 0,50 €.
Rezervime – Bora Travel & Tours
Na shkruani datat e qëndrimit, numrin e të rriturve dhe moshat e fëmijëve për të konfirmuar ofertën dhe disponueshmërinë.
Rezervo me WhatsApp →Tel: +355 69 204 0020 | Email: info@boratravel.al
* Oferta momentale, sipas disponueshmërisë. Çmimet mund të ndryshojnë deri në konfirmimin e rezervimit. Nuk është kryer rezervim. Kushtet dhe përfitimet e tarifës së vjeshtës nuk kombinohen automatikisht me paketën e Festës së Flamurit, Romantic Getaway dhe Mountain SPA Escape.








