Planifiko Pushime në Angli | Udhëtim në Angli me Avion
Niseni udhëtimin tuaj me një nga atraksionet më të famshme të Londrës. Syri i Londrës ofron një pamje të mrekullueshme të të gjithë qytetit. Në Londër, mos harroni që keni mundësinë të ngjiteni në majën e një nga ndërtesave më të larta në Europë, “Shard”. Plot 309m e lartë me 72 kate!
Për fansat e librave dhe filmave të njohur Harry Potter, një tur me guidë përmes Harry Potter Studio është i paharrueshëm. Ecni përgjatë korridoreve të Hogwards, eksploroni Forbidden Forest (Pyllin e Ndaluar) dhe shkrepni disa foto në setin e platformës 9 ¾ të Hogwarts Express.
Nëse doni të vizitoni një nga kështjellat më të bukura në Angli, Windsor Castle është zgjedhja ideale. Një ndërtesë madhështore dhe një nga pallatet e familjes mbretërore, Windsor Castle ju fton për një tur plot kulturë dhe histori.
Një nga atraksionet më ikonike në Angli është Stonehenge. Formacioni misterioz tërheq turistë nga çdo anë e globit. Padyshim një nga destinacionet kryesore për adhuruesit e historisë. Mund të zgjidhni një tur me guidë për të zbuluar sekretet e një nga monumenteve më ikonike në botë.
Natyrisht kur flasim për Anglinë na vjen në mendje grupi legjendar The Beatles. Konsideroni një tur me guidë në Liverpool. Vizitoni vendet kryesore që lidhen me historinë e një nga grupeve muzikore më të famshëm në botë.
Stephen Hawking, Oscar Wilde, Margaret Thatcher e shumë ikona intelektuale i bashkon një vend, Universiteti Oxford. Vizitoni ambientet madhështore të këtij universiteti historik, shëtisni përgjatë korridoreve elegante dhe zbuloni një nga libraritë më të vjetra në botë, Bodleian Library.
Nëse preferoni arkitekturën e epokës Tudor, Katedralja Canterbury nuk do t’ju zhgënjejë. Një ndërtesë madhështore e cila i jep bukuri dhe atmosferë qytetit të famshëm nga vepra e Canterbury Tales nga Geoffrey Chaucer.
Kur vjen puna tek muzetë, Anglia nuk mbetet pas. Muzeu Britanik është një nga më të njohurit në botë. Shijoni ekspozita me koleksione, vepra dhe artefakte të cilat datojnë që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.
Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për në Angli
- Bëni rezervime të hershme: Për të kursyer para në udhëtimin drejt Anglisë, është e këshillueshme që biletat t’i rezervoni disa muaj më përpara. Rezervimi i hershëm ndihmon në shmangien e çmimeve të larta dhe ju jep më shumë mundësi për të përfituar nga ofertat e agjencive turistike.
- Shikoni fluturimet me ndalesa: Në disa raste fluturimet me tranzit janë më të lira se fluturimet direkte për në Angli. Konsideroni opsionet me ndalesa në qytete të tjera të Europës për të ulur kostot e udhëtimit tuaj.
- Përdorni platforma për bileta avioni: Platforma që lejojnë kërkime me filtra për datat dhe çmimet janë të dobishme për krahasimin e çmimeve të fluturimeve Shqipëri Angli me linja ajrore të ndryshme.
- Kontrolloni për oferta dhe zbritje: Vazhdimisht vizitoni faqet e linjave ajrore ose kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel për të gjetur ofertat dhe zbritjet e fundit për fluturimet drejt Anglisë.
- Abonohuni për njoftime rreth çmimeve: Agjencitë turistike dhe linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të marrë njoftime me e-mail për ndryshimet e çmimeve dhe ofertat speciale.
Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për në Angli
Cilat janë aeroportet kryesore në Angli?
Disa nga aeroportet kryesore në Angli përfshijnë Aeroportin Heathrow në Londër (LHR), Aeroportin Gatwick në Londër (LGW), Aeroportin Manchester (MAN), dhe Aeroportin Birmingham (BHX). Këto aeroporte shërbejnë si porta kryesore për fluturimet ndërkombëtare dhe lokale.
Kur është koha më e lirë për të udhëtuar në Angli?
Koha më e lirë për të udhëtuar në Angli është zakonisht gjatë muajve të dimrit, vjeshtës dhe pranverës. Në sezonin e lartë të verës dhe gjatë periudhave festive, çmimet e biletave zakonisht rriten për shkak të kërkesës më të lartë.
A ka fluturime direkte për në Angli nga Shqipëria?
Po, ka fluturime direkte nga Tirana për në disa nga aeroportet kryesore në Angli, përfshirë Londër dhe Manchester, me linjat ajrore si British Airways dhe Wizz Air.
A janë biletat vajtje-ardhje më të lira për në Angli?
Biletat vajtje-ardhje për në Angli shpesh janë më të lira. Në shumë raste është më ekonomike të blini bileta vajtje-ardhje Shqipëri Angli sesa dy bileta të ndara në kohë.
Cilat linja ajrore ofrojnë fluturime për në Angli?
Disa nga linjat ajrore që ofrojnë fluturime për në Angli përfshijnë British Airways, Wizz Air, Ryanair dhe Lufthansa. Këto linja ajrore ofrojnë mundësi të ndryshme për të arritur në qytete dhe rajone të ndryshme të Anglisë.
A është më e lirë të udhëtoj për në Angli gjatë javës apo gjatë fundjavës?
Fluturimet gjatë javës, veçanërisht të martën dhe të mërkurën, janë zakonisht më të lira sesa ato gjatë fundjavës. Në fundjavë, kërkesa për fluturime shpesh është më e lartë, çka mund të rrisë çmimet e biletave të avionit.
Si të shkoj nga aeroporti në qendër të qyteteve angleze?
Nga aeroportet në Angli, mund të përdorni trenat, autobusët dhe taksitë që ofrojnë transport komod dhe të shpejtë. Trenat janë përgjithësisht opsioni më ekonomik dhe efikas, veçanërisht nësë doni të shkoni në Londër.
A mund të ndryshoj datën e fluturimit pasi kam rezervuar biletën për në Angli?
Shumë linja ajrore e lejojnë ndryshimin e datës së biletës së avionit për një tarifë shtesë. Kushtet e ndryshimit mund të varen nga lloji i biletës që keni blerë, prandaj është e rëndësishme të kontaktoni agjencinë turistike ku keni prerë biletën përpara se të bëni ndryshime.
A ka oferta për fluturimet për në Angli gjatë periudhave festive?
Shpesh gjatë periudhës së festave të fundvitit ka oferta speciale dhe zbritje për fluturimet Shqipëri Angli. Kontrolloni faqet e linjave ajrore ose kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel për të kapur ofertat më të mira.