Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Stamboll | Bileta Fluturimi Tiranë Stamboll me Çmimet më Të Lira

Stambolli tërheq pafund turistë që pëlqejnë arkitekturën mahnitëse, erzat fantastike, çajin e paçmueshëm dhe atmosferën plot gjallëri. Për ata që dëshirojnë të vizitojnë një nga kryeqytetet më ikonike të botës, agjenci turistike Bora Travel ju sjell ofertat më të mira për bileta avioni Tiranë Stamboll.
Duke filluar nga
70€
Bileta Avioni Tirane Stamboll

Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë Stamboll Online

Po organizoni pushime verore në Turqi? Tanimë, udhëtimi me avion nuk ka pse të jetë i shtrenjtë. Agjenci udhëtimi me avion Bora Travel ofron bileta avioni ekonomike Tiranë Stamboll për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë këtë qytet vibrant. Na kontaktoni sot dhe një nga agjentët tanë turistikë do t’ju asistojë menjëherë. Specialistët tanë dinë të gjejnë dhe krahasojnë tarifa, data dhe çmime preferenciale të ndryshme për të gjetur alternativën më të leverdisshme për ju.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifiko Pushime Verore në Turqi | Udhëtim me Avion në Stamboll

Turqia ka një potencial turistik fantastik. Më pamje marramendëse, një terren të shumëllojshëm, gatime dhe pije tradicionale fantastike, ky vend fiton zemrat e çdo turisti. Nëse po organizoni pushimet tuaja në Stamboll, Bora Travel sjell paketat dhe biletat më të mira!

Niseni udhëtimin tuaj me një vizitë në Pallatin Topkapı. Ekstravaganca e kësaj ndërtese kombinohet me historinë e sulltanëve, pushtimeve, luftës dhe diplomacisë. Relike të ndryshme dhe një dizanj interior hipnotizues ju presin në të famshmin Pallatin Topkapı.

Një nga ndërtesat më të bukura në botë, basilika bizantine Hagia Sophia, është padyshim një atraksion turistik i cili nuk duhet humbur. Ndërtuar në shekullin e 6, kjo basilikë me mozaikë të artë tanimë është një nga muzetë më të çmuar jo vetëm në Stamboll, por në të gjithë Turqinë.

Nëse preferoni pamjet e mozaikëve dhe afreskove plot ngjyra, një tjetër destinacion që duhet të vizitoni është Xhamia Kariye. Dikur një kishë e kohës bizantine, kjo ndërtesë u rihap në vitin 2024 me artin e krishterë të restauruar me shumë kujdes.

Grand Bazaar, ose Pazari i Madh, është një nga pikat kryesore të Stambollit ku fëmijë e të rritur argëtohen me pamjen e tapeteve plot ngjyra, zbukurimeve të shndritshme dhe produkteve të shumëllojshme në dispozicion. 

Udhëtoni në kohë nëpërmjet Muzeut Arkeologjik të Stambollit, ku do të gjeni statuja dhe sarkofagë të epokës klasike, apo vizitioni muzeun Tiled Pavilion ku do të gjeni qeramika anatoliane dhe otomane të dekoruara bukur. 

Natyrisht, eksperienca juaj në Stamboll nuk mund të jetë e plotë pa provuar kuzhinën tradicionale turke. Mezet e freskëta, kebab, sallata, fruta deti të marinuara me shumë erza apo mëngjesi tipik me serpme kahvaltı. Ka shumë e shumë gatime që duhen provuar!

Pamja mahnitëse e Xhamisë Blu ofron një përvojë të paharrueshme. Mijëra pllaka İznik ngjyrë blu dekorojnë muret e brendshme të kësaj ndërtese madhështore. 

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni në Stamboll

  • Shmangni udhëtimet gjatë sezoneve të pikut: Çmimet e biletave zakonisht rriten gjatë sezonit të verës, pushimeve dhe festave kombëtare. Udhëtimi jashtë këtyre periudhave ju siguron çmime më të ulëta dhe bileta më të përballueshme.
  • Rezervoni në ditët më të mira të javës: Studimet tregojnë se udhëtimi në mesjavë, veçanërisht të martën dhe të mërkurën, ka më shumë gjasa të ofrojë çmime më të ulëta. Biletat për fluturimet gjatë fundjavave shpesh janë më të shtrenjta.
  • Shikoni për aeroportet alternative: Shikoni edhe për fluturime në aeroportet alternative afër Stambollit, pasi ndonjëherë ato mund të jenë më të lira se ato që mbërrijnë direkt në aeroportin kryesor të qytetit.
  • Bëni kërkime në inkognito: Disa faqe mund të rrisin çmimet e fluturimeve kur shohin se jeni duke kërkuar për të njëjtën rrugë disa herë. Duke përdorur modalitetin inkognito në internet, mund të shmangni rritjet e çmimeve.
  • Përdorni kartat e kreditit me përfitime për udhëtime: Disa karta krediti ofrojnë pikë për udhëtime, zbritje për biletat e avionit, ose oferta speciale për përdoruesit që rezervojnë fluturime përmes partnerëve të tyre. 

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni në Stamboll

Cili është aeroporti kryesor në Stamboll?

Aeroporti kryesor në Stamboll është Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit (IST), i cili ndodhet rreth 35 km nga qendra e qytetit dhe është një nga aeroportet më të mëdha dhe më të ngarkuar në botë.

Si mund të blej një biletë avioni për në Stamboll?

Biletën mund ta blini online në faqen e internetit të agjencisë turistike Bora Travel ose duke vizituar një nga degët tona.

A mund të ndryshoj ose anuloj biletën për në Stamboll pas blerjes?

Po, mund të bëni ndryshime ose anulime, por këto varen nga rregullat e kompanisë ajrore dhe lloji i biletës. Tarifat mund të aplikohen.

Kur është koha më e mirë për të rezervuar një biletë Tiranë Stamboll me çmime të ulëta?

Për të siguruar çmimet më të lira, ju rekomandojmë ta rezervoni biletën 6-8 javë përpara udhëtimit.

A ka fluturime direkte Tiranë Stamboll?

Po, ka disa linja ajrore të cilat ofrojnë fluturime direkte nga Tirana drejt Stambollit në ditë dhe orarë të ndryshme. Për më shumë informacion kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel.

Cilat dokumente më nevojiten për të udhëtuar në Stamboll?

Ju duhet të keni një pasaportë të vlefshme. Shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë për qëndrime deri në 90 ditë.

A ka tarifa të reduktuara për fëmijë ose pensionistë për fluturimet në Stamboll?

Po, disa kompani ajrore ofrojnë tarifa të reduktuara për fëmijët dhe ndonjëherë për pensionistët. Për informacione më të detajuara, kontaktoni Bora Travel.

Sa bagazhe mund të marr me vete në fluturimin për në Stamboll?

Kufiri i bagazheve varet nga kompania ajrore dhe klasa e udhëtimit. Informohuni për specifikat në momentin e rezervimit.

A mund të paguaj për bagazhe shtesë nëse kam më shumë se lejohet?

Po, mund të paguani për bagazhe shtesë nëse tejkaloni kufirin e përcaktuar në biletën tuaj.

Si mund ta kontrolloj statusin e fluturimit për në Stamboll?

Mund të kontrolloni statusin e fluturimit në faqen e internetit të aeroportit ose përmes aplikacioneve të kompanive ajrore.

A ofron Bora Travel paketa udhëtimi për në Stamboll  biletë +  hotel?

Patjetër! Bora Travel ofron paketa të personalizuara që përfshijnë biletat e avionit dhe akomodimin në hotele në Stamboll, për një eksperiencë të plotë udhëtimi.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...