Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Madrid | Bileta Fluturimi Tiranë Madrid Me Çmimet Më Të Lira

Dëshironi të kaloni pushimet në Madrid? Ju pëlqen gjallëria dhe ngrohtësia e Spanjës? Po planifikoni një udhëtim për të takuar njerëzit e afërt? Agjenci udhëtimi Bora Travel ofron bileta avioni Tiranë Madrid me çmime ekonomike.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Madrid | Bileta Fluturimi Tiranë Madrid Me Çmimet Më Të Lira

Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë Madrid Online

Nëse po planifikoni udhëtimin e rradhës dhe keni zgjedhur Madridin, agjenci turistike Bora Travel ju sjell oferta speciale me çmime preferenciale nga linja ajrore të ndryshme. Na kontaktoni sot dhe një nga agjentët tanë do të kujdeset për të gjetur alternativën më ekonomike për udhëtimin tuaj.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Pushime Verore në Madrid | Bileta Avioni Spanjë

Madridi, një nga qytetet më popullore të Spanjës, tërheq turistë nga e gjithë bota. Sheshe plot ngjyra, gatime fantastike dhe monumente kulturore madhështore. 

Jeni duke organizuar pushimet verore në Madrid? Bora Travel garanton bileta fluturimi ekonomike Tiranë Madrid për data dhe orare të ndryshme.

Qendra gjeografike dhe semintale e Madridit, Puerta del Sol është nisja ideale e udhëtimit tuaj. Ndërtesa ikonike Casa de Correos është nga atraksionet kryesore të qytetit, me orën e famshme këmbanat e së cilës sinjalizojnë çdo natë të vitit të ri.

Teatrot, kinematë, restorantet, hotelet dhe dyqanet më me emër gjenden të rreshtuara në rrugën Gran Vía. Ndërtesat unike dhe qiellgërvishtësja e parë e Madridit krijojnë një panoramë fantastike. 

Sheshet e mrekullueshme nuk mungojnë në Madrid. Plaza Mayor, një nga zonat me më shumë gjallëri në Madrid, ka dy nga ndërtesat më madhështore, Casa de la Panadería dhe Casa de la Carnicería. 

Pallati Mbretëror i Madridit është një nga ndërtesat më të rëndësishme që lidhet me Monarkinë Spanjolle. Me shkallët e mermerit të Sabatinit, tavanin e pikturuar nga Tiepoli dhe pikturat e Mengs, González Velázquez dhe Bayeu ky destinacion nuk duhet humbur!

Ngjitur do të gjeni Katedralen Almudena. Arkitektura brilante, kupolat dhe detajet elegante krijojnë një panoramë hipnotizuese, sidomos gjatë perëndimit të diellit. Për foto të mrekullueshme mos harroni portën mbretërore, Puerta de Alcalá, një strukturë e ndërtuar nga Sabatini me granit dhe gur të bardhë.

Për adhuruesit e artit, Muzeu Nomad ofron një eksperiencë interaktive dedikuar artit. Vepra hipnotizuese që kombinojnë artin digjital me inteligjencën artificiale!

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për Madrid

  • Planifikoni udhëtimin jashtë sezonit turistik: Çmimet e biletave për Madrid janë më të ulëta gjatë periudhave jashtë sezonit turistik. Udhëtimi gjatë muajve të pranverës ose vjeshtës ju siguron çmime më të përballueshme.
  • Krahasoni datat: Duke përdorur faqet e kërkimit të fluturimeve do të shihni se disa ditë të javës kanë çmime shumë më të ulëta për fluturimet në Madrid. Mund të kurseni duke udhëtuar një ose dy ditë para ose pas datës së planifikuar.
  • Përdorni milje dhe pikë shpërblimi: Nëse jeni pjesë e një programi shpërblimi të linjave ajrore, shfrytëzoni miljet ose pikët e mbledhura për të ulur çmimin e biletës për në Madrid.
  • Shikoni për paketa udhëtimi: Disa faqe ofrojnë mundësinë për të rezervuar paketa që përfshijnë biletën e avionit dhe akomodimin. Këto paketa për Madrid shpesh janë shumë më të lira sesa rezervimi i fluturimit dhe hotelit veçmas.
  • Shfrytëzoni aplikacionet për ulje çmimesh: Disa aplikacione dhe platforma udhëtimi kanë algoritme të veçanta për të identifikuar rëniet e çmimeve për bileta ajrore në Madrid. Shkarkoni aplikacione që ju dërgojnë njoftime të menjëhershme për zbritjet dhe ofertat.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Madrid

Cili është aeroporti kryesor në Madrid?

Aeroporti kryesor në Madrid është Aeroporti Ndërkombëtar Adolfo Suárez Madrid-Barajas (MAD), i cili ndodhet rreth 12 km nga qendra e qytetit.

Kur është koha më e mirë për të udhëtuar në Madrid?

Koha më e mirë për të udhëtuar në Madrid është zakonisht gjatë muajve të dimri, vjeshtës dhe pranverës. Në verë, çmimet e biletave shpesh rriten për shkak të sezonit të lartë të turizmit. Megjithatë ju mund të gjeni paketa turistike dhe oferta speciale për muajt e verës. 

A ka fluturime direkte për në Madrid nga Shqipëria?

Fluturimet direkte nga Tirana për në Madrid janë të disponueshme me linja ajrore si Iberia, Wizz Air dhe Ryanair. Këto fluturime ofrojnë një mundësi të shpejtë dhe komode për të arritur në Madrid.

A janë biletat vajtje-ardhje më të lira për në Madrid?

Biletat vajtje-ardhje për në Madrid shpesh janë më të përballueshme sesa fluturimet direkte. Shpesh është më ekonomike të blini bileta vajtje-ardhje, aq më tepër nëse e keni vendosur datën e kthimit. 

A është më e lirë të udhëtoj për në Madrid gjatë javës apo gjatë fundjavës?

Fluturimet gjatë javës, veçanërisht të martën dhe të mërkurën, janë zakonisht më të lira sesa ato gjatë fundjavës. Në fundjavë, kërkesa për fluturime shpesh është më e lartë, çka mund të rrisë çmimet.

Cila është mënyra më e mirë e transportit nga aeroporti në qendër të Madridit?

Nga Aeroporti Ndërkombëtar Adolfo Suárez Madrid-Barajas, mund të përdorni trenat (trenat e aeroportit), autobusët dhe taksitë që ofrojnë lidhje të shpejta drejt qendrës së qytetit.

A mund ta ndryshoj datën e fluturimit pasi të kem rezervuar biletën për në Madrid?

Shumica e linjave ajrore lejojnë ndryshimin e datës për një tarifë ekstra. Kushtet e ndryshimit varen nga lloji i biletës që keni blerë. Kontaktoni agjenci udhëitmi Bora Travel për më shumë informacion përpara se të bëni ndryshime.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...