Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Ankona | Bileta Fluturimi Tiranë - Ankona me Çmime Të Lira

Eksploroni një nga qytetet bregdetare më tërheqëse në Itali. Rezervoni bileta avioni Tiranë - Ankona me çmimet më ekonomike dhe shijoni një udhëtim të paharrueshëm në brigjet italiane të detit Adriatik.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Ankona | Bileta Fluturimi Tiranë - Ankona me Çmime Të Lira

Rezervoni Bileta Fluturimi Tiranë - Ankona Online | Opsione Të Ndryshme, Çmime Të Leverdisshme

Keni kërkuar për një agjenci udhëtimesh me avion e cila garanton komoditet dhe leverdi? Agjentët e Bora Travel, janë të specializuar në gjurmimin dhe filtrimin e çmimeve më të lira për bileta avioni. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojmë të gjeni bileta fluturimi ekonomike në kohën që ju përshtatet juve më së miri. Na kontaktoni në çdo moment dhe stafi ynë do t’ju asistojë në planifikimin e pushimeve ideale për Ankona.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifiko Pushime në Ankona | Fluturime Të Lira Për Itali

Njëdestinacion turistik i cili ka shumë për të ofruar. Fluturoni drejt Ankonës, Itali dhe zbuloni një shumëllojshmëri peisazhesh, monumentesh historike dhe gatimesh tradicionale. Admironi Katedralen San Ciriaco, ikonën fetare më të famshme të qytetit. Shijoni pamjen e gjithë Ankonës nga oborri i saj.

Bëni një shëtitje përgjatë portit Ankona. Një destinacion perfekt për shëtitjen e mbrëmjes, një pije freskuese  apo një darkë romantike nën skenën e varkave që lundrojnë në ujërat blu. Nëse jeni adhurues i monumenteve historike, duhet me patjetër të vizitoni Harkun e Trajanit!

Mole Vanvitelliana tërheq vizitorë nga e gjithë bota me arkitekturën hipnotizuese, eventet dhe ekspozitat e ndryshme. Për ujin e kaltër dhe eksperiencën e plotë të plazheve, vizitoni plazhin Passetto apo kepin Portonovo, një kombinim fantastik i natyrës dhe peisazheve bregdetare.

Ankona nuk është vetëm një destinacion për historinë dhe natyrën, por gjithashtu një qendër për kulturë dhe art. Përveç monumenteve historike, qyteti është shtëpia e muzeve të rëndësishëm, si Museo Archeologico Nazionale delle Marche, i cili shfaq një koleksion të pasur të artefakteve antike nga rajoni. 

Dashamirët e artit mund të vizitojnë gjithashtu Pinacoteca Civica “Francesco Podesti”, e cila ekspozon vepra të çmuara të piktorëve italianë. Për një përvojë kulturore të pakrahasueshme, qyteti organizon evente të shumta gjatë vitit, si festivale muzikore, teatro në natyrë dhe ekspozita moderne.

Bileta Fluturimi për Ankona | Bileta Vetëm Vajtje Ankona | Bileta Vajtje Ardhje Ankona Itali

Nëse po planifikoni udhëtimin e rradhës, agjenci udhëtimi Bora Travel ju rekomandon Ankonën si një nga qytetet bregdetare më fantastike në Itali. 

Prenotoni bileta avioni Tiranë – Ankona me çmimet më të ulëta të sezonit! Na kontaktoni tani dhe agjentët tanë do t’ju ndihmojnë të gjeni paketën turistike më të leverdisshme për ju.

Këshilla për të Gjetur Bileta Avioni Të Lira për Ankona

  • Planifikoni udhëtimin gjatë sezonit me më pak lëvizje: Fluturimet për në Ankona janë më të lira gjatë muajve kur nuk ka shumë kërkesë, si për shembull gjatë muajve të pranverës dhe të vjeshtës.
  • Krahasoni çmime në platforma të ndryshme: Përdorni faqe të ndryshme për të krahasuar çmimet e fluturimeve për në Ankona dhe zgjidhni kompaninë që ofron çmimin më të mirë.
  • Kontrolloni fluturimet me ndalesa: Fluturimet me tranzit në disa raste janë më të lira se linjat direkte për në Ankona.
  • Regjistrohuni për njoftime me e-mail: Përdorni njoftimet me e-mail për të marrë informacione të menjëhershme kur çmimet për fluturimet në Ankona bien.
  • Përdorni pika udhëtimi ose milje: Nëse keni pikë udhëtimi ose milje ajrore, përdorini për të ulur çmimin e biletës për në Ankona.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Ankona

Cili është aeroporti kryesor në Ankona?

Aeroporti kryesor në Ankona është Aeroporti Ancona Falconara, i cili ndodhet rreth 18 km nga qendra e qytetit.

Kur është koha më e mirë për të udhëtuar në Ankona?

Koha më e mirë për të udhëtuar në Ankona është zakonisht gjatë periudhave jashtë sezonit turistik, si pranvera ose vjeshta.

A ka fluturime direkte për në Ankona nga Shqipëria?

Aktualisht, ka disa linja ajrore si Wizz Air, Ryanair, Air Albania, etj., të cilat ofrojnë fluturime direkte nga Tirana për Ankona.

A janë biletat vajtje-ardhje më të lira për në Ankona?

Shpesh biletat vajtje-ardhje mund të jenë më të leverdisshme sesa ato njëdrejtimëshe. Nëse keni planifikuar një udhëtim në Ankona dhe e dini datën e kthimit, konsideroni mundësinë e rezervimit të një bilete vajtje ardhje Tiranë Ankona. 

Nëse udhëtoj gjatë ditëve të javës, mund të shpenzoj më pak?

Fluturimet në Ankona gjatë javës, sidomos të martën dhe të mërkurën, janë zakonisht më të lira sesa ato gjatë fundjavës.

Si të shkoj nga aeroporti në qendër të Ankonës?

Transporti me tren është një opsion i shpejtë dhe i rehatshëm për të udhëtuar nga Aeroporti Ancona Falconara drejt qendrës së qytetit.

A mund ta ndryshoj datën e fluturimit pasi të kem rezervuar biletën për në Ankona?

Disa linja ajrore lejojnë ndryshimin e datës së biletës, por kjo varet dhe nga lloji i saj. Sigurohuni që të kontaktoni kompaninë ajrore ose agjencinë tuaj të udhëtimit për më shumë detaje rreth politikave për sa i përket ndryshimit të datës së fluturimit.

A ofrohen zbritje për grupet që udhëtojnë për në Ankona?

Disa linja ajrore ofrojnë zbritje dhe çmime speciale për rezervimet në grup. Nëse po udhëtoni me shumë persona, kontaktoni agjenci udhëtimi me avion Bora Travel dhe mësoni më shumë rreth ofertave dhe paketave tona.

A ka oferta speciale për fluturimet për në Ankona gjatë festave?

Gjatë periudhës së festave apo sezoni turistik veror mund të gjeni oferta speciale dhe zbritje për fluturimet drejt Ankonës. Kontrolloni shpesh platformat e udhëtimit dhe kontaktoni Bora Travel për të mos humbur asnjë ofertë!

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...