Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Greqi | Bileta Fluturimi Tiranë Greqi me Çmimet më Të Lira

Një oaz qetësie nën diellin mesdhetar, Greqia është një destinacionet më popullore në Europë. Nëse po planifikoni të kaloni pushime në Greqi ose dëshironi të vizitoni njerëzit tuaj të afërt, agjenci turistike Bora Travel ofron bileta avioni në Greqi me çmime ekonomike.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Greqi Bileta Fluturimi Tiranë Greqi

Rezervo Bileta Avioni Tiranë Greqi Online

Vendi i arkeologjisë antike, plazheve të mrekullueshme dhe festave që s’kanë fund. Nëse dëshironi të kaloni pushime verore në Greqi, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që udhëtimi juaj të realizohet me sa më pak shpenzime. Me Bora Travel, një udhëtim në Greqi tanimë është më ekonomik se kurrë. Na kontaktoni sot dhe një agjent turistik i specializuar do të kujdeset personalisht për të gjetur bileta avioni me çmime të lira.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifikoni Pushime në Greqi | Udhëtim me Avion në Greqi

Niseni udhëtimin tuaj me një vizitë në Akropolisin e famshëm. Një nga monumentet historike më të njohur jo vetëm në Greqi por në botë, Akropolis tërheq mijëra vizitorë nga çdo anë e globit. Shikoni Parthenonin antik dhe rrënojat e lashta ose zgjidhni një tur në Muzeun e Akropolisit.

Për adhuruesit e plazheve, Greqia është një parajsë. Santorini, një nga destinacionet më tërheqëse në Greqi, ofron ujin e kaltër, rërën e pastër dhe një pamje spektakolare. Kishat me kupolat blu e të bardha dhe shtëpitë tradicionale krijojnë një panoramë autentike.

Nëse preferoni festat, Mykonos është ishulli që s’fle kurrë. Një pikë turistike në Greqi e njohur për muzikën, ngjyrat, pijet dhe gjallërinë. Rrugët e ngushta kombinuar me shtëpitë piktoreske i japin ishullit një atmosferë romantike. 

Një atrakasion që nuk duhet humbur është Delphi. Delphi, dikur konsiderohej nga grekët e lashtë si qendra e botës, mundëson një tur në rrënojat antike të Orakullit të Apollos. Për ata që dëshirojnë të kombinojnë antikitetin me pushimet në Greqi, ky tur është zgjedhja ideale.

Nëse udhëtoni në Korfuz gjatë Pashkëve, ju pret një festival mahnitës. Gjatë të Premtes së Pashkëve, ishulli mbështillet nga muzika e orkestrave vendase. Muzika sjell në jetë arkitekturën e qytetit, teksa dritat lejla të rrugëve krijojnë një atmosferë mistike.

Greqia ka një histori të gjatë në prodhimin e verës. Rajoni Peloponnese është një nga zonat më të njohura për vreshtarinë, terrenin e larmishëm dhe variatetet e ndryshme të rrushit. Për një eksperiencë të shijeve, aromave dhe nuancave speciale, zgjiidhni një tur degustimi vere në Peloponnese.

Turistët aktivë mund të kombinojnë një përvojë mitologjike me ngjitjen e malit të Olimpit. Një park kombëtar në Greqi, Mali i Olimpit tërheq mijëra dashamirës të natyrës për një eksperiencë magjike. Pamje spektakolare dhe një histori e lashtë e cila nxit imagjinatën.

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për në Greqi

  • Udhëtoni në mesjavë: Biletat e avionit për në Greqi janë zakonisht më të lira gjatë ditëve të javës, si të martën dhe të mërkurën. Këto ditë kanë më pak kërkesë, gjë që shpesh rezulton në çmime më të ulëta për biletat e avionit Tiranë Greqi.
  • Shmangni sezonin e lartë: Udhëtimi për në Greqi jashtë sezonit turistik kryesor, si në pranverë apo vjeshtë, mund të ndihmojë në gjetjen e biletave më të lira. Gjatë këtyre periudhave, kërkesa është më e ulët, dhe çmimet janë më të përballueshme.
  • Përdorni kartat e kreditit me pikë udhëtimi: Disa karta krediti ofrojnë pikë për udhëtime që mund të përdoren për të ulur koston e biletave për në Greqi. Mbledhja e pikëve dhe përdorimi i tyre për biletat Shqipëri Greqi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer.
  • Konsideroni aeroportet alternative: Kontrolloni fluturimet për në Greqi që mbërrijnë në aeroporte më pak të njohura, si Selaniku ose Patra. Fluturimet për në këto destinacione shpesh janë më të lira sesa ato për në Athinë ose ishujt e famshëm grekë.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Greqi

Cilat janë aeroportet kryesore në Greqi?

Disa nga aeroportet kryesore në Greqi përfshijnë Aeroportin Eleftherios Venizelos në Athinë (ATH), Aeroportin Makedonia në Selanik (SKG), Aeroportin Nikos Kazantzakis në Heraklion, dhe Aeroportin Santorini (JTR).

Cili është muaji më i lirë për të fluturuar në Greqi?

Muajt e dimrit, veçanërisht janari dhe shkurti, zakonisht janë periudha më e lirë për të fluturuar në Greqi. Kërkesa është më e ulët gjatë kësaj periudhe, dhe kjo reflektohet në çmimet e biletave.

Çfarë ju nevojitet për të udhëtuar në Greqi?

Për të udhëtuar në Greqi, ju duhet një pasaportë e vlefshme. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa vizë për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh, për qëllime turistike.

Kur duhet të rezervoj një fluturim në Greqi?

Rezervimi i fluturimeve për në Greqi duhet të bëhet sa më herët që të jetë e mundur, veçanërisht nëse planifikoni të udhëtoni gjatë sezonit të lartë turistik (qershor-gusht). Kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel dhe kapni çmimet më të mira!

A është Greqia e shtrenjtë për të udhëtuar?

Kostoja e udhëtimit në Greqi mund të ndryshojë në varësi të destinacionit dhe periudhës së vitit. Disa zona turistike të njohura si Santorini apo Mikonos mund të jenë më të shtrenjta, ndërsa zona të tjera, veçanërisht në kontinent, mund të jenë më ekonomike.

Cili është muaji më i mirë për të vizituar Greqinë?

Muajt e pranverës (prill-maj) dhe të vjeshtës (shtator-tetor) janë të shkëlqyer për të vizituar Greqinë. Këto periudha ofrojnë mot të mirë, më pak turizëm dhe çmime më të ulëta në krahasim me sezonin e ngarkuar turistik.

Sa zgjat sezoni turistik në Greqi?

Sezoni turistik në Greqi zgjat zakonisht nga prilli deri në tetor, me kulmin gjatë muajve të verës, veçanërisht në korrik dhe gusht.

Cili është muaji më me shi në Greqi?

Muaji më me shi në Greqi është nëntori, kur reshjet janë më të shpeshta dhe intensive, veçanërisht në zonat veriore dhe në ishujt e Jonit.

Sa ditë janë të mjaftueshme për të vizituar Greqinë?

Për një përvojë të mirë të Greqisë, 7-10 ditë janë të mjaftueshme. Kjo ju lejon të vizitoni disa nga destinacionet kryesore si Athina, ishujt dhe disa vende historike.

Cili është vendi më i mirë për të vizituar në Greqi për herë të parë?

Athina është një zgjedhje e shkëlqyer për vizitorët që shkojnë në Greqi për herë të parë, duke ofruar një përzierje të pasur të historisë, kulturës dhe kulinarisë. Gjithashtu, Santorini është një destinacion mjaft popullor prej peizazheve mahnitëse.

Cila monedhë është më e mira për në Greqi?

Monedha zyrtare në Greqi është euro (€). Është më mirë të merrni euro me vete ose të përdorni kartat e kreditit dhe debitit që pranojnë euro.

Cila është mënyra më e lirë për të udhëtuar në Greqi?

Mënyra më e lirë për të lëvizur në Greqi është përdorimi i transportit publik, si autobusët dhe trenat. Në ishuj, tragetet janë gjithashtu një opsion ekonomik për të lëvizur ndërmjet destinacioneve të ndryshme.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...