
Pushime në Gjenevë | Udhëtim në Gjenevë | Paketa Turistike në Gjenevë
Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!
Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!
Na kontaktoni

Vlerësimet tona në Google
Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim
Artikuj të tjerë
Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel
Zbulimi i Kroacisë: Perlë e Adriatikut
Udhëtim në Santorini: Perla e Egjeut
Udhetime & Pushime ne Geneva
Rezervo Paketë Udhëtimi n’ Gjenevë | Paketa Turistike Gjenevë
Nëse po kërkoni për një paketë turistike në Gjenevë me çmime konkurruese dhe shërbime të shkëlqyera, jeni në vendin e duhur. Agjenci turistike Bora Travel ju ofron bileta avioni Tiranë-Gjenevë, qëndrime komode në hotele, dhe udhëtime me guidë për të eksploruar atraksionet kryesore të qytetit.
Na kontaktoni sot për të përfituar nga ofertat e momentit! Agjentët tanë të specializuar do t’ju ndihmojnë në çdo hap të udhëtimit tuaj. Nga rezervimi i fluturimit deri te krijimi i një itinerari të personalizuar, ne do të sigurohemi që të krijoni kujtime të paharrueshme në Gjenevë!
Ide Sesi Të Kaloni Kohën Në Gjenevë
Një qytet kozmopolitan me origjinë të lashtë, Gjeneva premton një shumëllojshmëri aktivitetesh turistike!
Ndalesa juaj e parë duhet të jetë Jet d’Eau. Asnjë foto nuk krahasohet me pamjen në jetë reale të këtij shatërvani mbresëlënës. Edhe pse sot është një nga atraksionet më popullore, Jet d’Eau origjinal u krijua si një valvul sigurie për qytetin.
Eskploroni qytetin e vjetër dhe vizitoni atraksionet historike. Ecni përgjatë rrugëve antike dhe shijoni pamjet madhështore të Katedrales St. Peter, Murin e Reformimit, Parkun Bastion, Treille Promenade, etj.
Qendra diplomatike e Zvicrës dhe Europës, në Gjenevë mund të bëni një tur në zyrën e Bashkimit të Kombeve (UN Office). Mësoni më shumë rreth historisë së Bashkimit të Kombeve, artit, historisë dhe arkitekturës së kësaj ndërtese.
Liqeni Gjeneva është padyshim një nga destinacionet turistike më të pëlqyera në qytet. Një panoramë fantastike e cila krijon sfondin perfekt për një darkë romantike, një piknik relaksues apo një tur me varkë. Shijoni natyrën e qetë dhe pamjet e dritave të qytetit.
Dashamirësit e muzeve kanë një shumëllojshmëri opsionesh në Gjenevë. Vizitoni Muzeun e Kryqit të Kuq, Muzeun e Patek Philippe apo Chateau de Chillon, kështjellën e famshme më shumë se 300 artefakte të zbuluara gjatë kërkimeve arkeologjikë.
Në varësi të kohës që keni zgjedhur për këtë udhëtim në Gjenevë, mund të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme!
Bëhuni pjesë e maratonës së vrapit që zhvillohet çdo maj, shijoni Festivalin e Muzikës në korrik, provoni ushqime dhe një atmosferë autentike gjatë Festivalit të Gjenevës në gusht ose vizitoni Tregun e Krishtilindjeve në Dhjetor.
Këshilla Që Duhet T’i Keni Parasysh Për Një Udhëtim Në Gjenevë
Nëse keni vendosur të kaloni pushimet në Gjenevë, është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla praktike.
- Mos harroni të merrni me vete një kartë bankare të pranuar ndërkombëtarisht, pasi Zvicra përdor frangun zviceran (CHF).
- Rezervoni biletat dhe akomodimin tuaj paraprakisht, sidomos gjatë sezonit të lartë turistik.
- Transporti publik në Gjenevë është shumë efikas dhe rekomandohet të përdorni tramvajin dhe trenat për të lëvizur nëpër qytet.
- Për ata që planifikojnë të eksplorojnë zonat e jashtme, mos harroni të merrni me vete veshje të ngrohta, pasi klima alpine mund të jetë e ftohtë edhe në muajt e verës.
Pyetjet më të Shpeshta për Pushime në Gjenevë
Cila është periudha më e mirë për të vizituar Gjenevën?
Periudha më e mirë për të vizituar Gjenevën është nga maji deri në shtator, kur temperaturat janë më të ngrohta dhe aktivitetet në natyrë janë në kulmin e tyre.
A është Gjeneva një qytet i shtrenjtë?
Gjeneva është e njohur si një qytet relativisht i shtrenjtë, por agjenci udhëtimi Bora Travel ofron disa paketa që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni buxhetin tuaj në mënyrë efektive.
A mund të përdor euro në Gjenevë?
Edhe pse frangu zviceran është valuta zyrtare, shumë vende pranojnë euro. Megjithatë, është e këshillueshme të keni me vete franga për përdorim të përditshëm.
Sa afër është aeroporti me qendrën e qytetit?
Aeroporti i Gjenevës është vetëm 4 km larg qendrës së qytetit dhe lidhjet e transportit janë të shpejta dhe të lehta.