Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për New York | Bileta Fluturimi Tiranë New York Me Çmimet Më Të Lira

New York, qyteti plot qiellgërvishtës të cilit i janë dedikuar këngë e filma. Nëse po planifikoni të udhëtoni për Amerikë, Bora Travel ju sjell çmimet më konkurruese për bileta avioni Tiranë New York. Një fluturim i gjtë kërkon komoditet. Bora Travel, një agjenci udhëtimi me avion e cila operon në industrinë e turizmit prej vitesh, garanton ofertat më të leverdisshme për udhëtimin tuaj. Na kontaktoni sot dhe agjentët tanë do të gjejnë biletat më të lira dhe më të mira të momentit.
Duke filluar nga
250€
Bileta Avioni për New York | Bileta Fluturimi Tiranë New York Me Çmimet Më Të Lira

Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë New York Online

Dëshironi të kaloni pushimet në Amerikë? Ju pëlqejnë udhëtimet e largëta? Po planifikoni të vizitoni të afërmit tuaj? Bora Travel ju sjell oferta speciale për bileta avioni Tiranë New York nga linjat ajrore më të besuara në vend. Një rrugëtim i sigurt dhe komod. Agjentët tanë do të identifikojnë dhe krahasojnë çmime dhe data të ndryshme për të gjetur opsionin më të leverdisshëm për një fluturim ekonomik për New York.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifiko Pushime në New York | Udhëtim me Avion në New York

New York është një nga qytetet më vibrante të Amerikës, ku mijëra turistë mblidhen për të parë monumentet dhe destinacionet e famshme. Që nga Statuja e Lirisë e deri tek shfaqjen e Broadway, New York premton një eksperiencë të paharrueshme.

Guidat turistike nuk mungojnë, pasi ky metropol është shtëpia e disa nga atraksioneve më të rëndësishme në Amerikë. Vizitoni Empire State Building për një panoramë e cila do të mbetet gjatë në memorien tuaj ose bëni një shëtitje unike përgjatë Central Park.

Diversiteti nuk mungon në New York, qyteti ku kultura nga e gjithë bota marrin jetë. Vizitoni Little Italy (Italinë e vogël) dhe Chinatown, dy lagje krejt të ndryshme e megjithatë shumë pranë njëra tjetrës. 

Adhuruesit e artit dhe kulturës duhet me patjetër të vizitojnë Muzeun Metropolitan të Artit, muzeu më i madh i artit në Amerikë dhe një nga më të njohurit në botë. Një koleksion me më shumë se 2 milion vepra arti!

Një tjetër zonë e cila premton shumë është Distrikti Financiar. Disa nga pikat turistike më të famshme gjenden në këtë lagje, duke përfshiirë Wall Street, New York Stock Exchange, Trinity Church, etj.

Nëse kërkoni të përjetoni eksperiencën autentike vendase, kini parasysh këto tri lagje: Greenwich Village, West Village dhe SoHo. Jeta vibrante, restorantet lokale, shfaqjet e komedisë, etj., do t’ju ndihmojnë të krijoni një panoramë të jetës reale në New York.

Fluturim Ekonomik për Amerikë | Bileta Avioni nga Tirana në New York

Planifikoni udhëtimin tuaj me agjensi turistike Bora Travel dhe përfitoni nga çmimet më të leverdisshme në treg. Nëse dëshironi të preni bileta avioni Tiranë New York, bileta vetëm vajtje apo bileta vajtje-ardhje, agjentët tanë do t’ju asistojnë në kohë rekord.

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për New York

  • Rezervoni fluturime në ditë javë: Biletat Tiranë New York janë shpesh më të lira kur rezervohen për fluturime në ditë të mesjavës, si të martën ose të mërkurën. Këto ditë kanë më pak kërkesë dhe shpesh ofrojnë çmime më të përballueshme.
  • Shikoni për fluturime jashtë orëve të pikut: Fluturimet për në New York që nisen herët në mëngjes ose vonë natën zakonisht kanë çmime më të ulëta. Këto orare ofrojnë mundësi për të gjetur bileta me çmime të reduktuara.
  • Krahasoni çmimet në disa aeroporte: New York-u ka disa aeroporte, si JFK, Newark, dhe LaGuardia. Kontrolloni çmimet për të gjitha këto aeroporte, pasi një ndryshim i vogël në destinacion mund të ulë koston e biletës.
  • Përdorni karta krediti me përfitime udhëtimi: Disa karta krediti ofrojnë përfitime si pikë ose milje që mund të përdoren për të kapur fluturime më të lira Tiranë New York. 
  • Përdorni opsionin e kalendarit për të zgjedhur datën më të lirë: Shumë platforma udhëtimi ofrojnë opsionin e kalendarit, që tregon çmimet më të ulëta për çdo ditë. Përdoreni këtë opsion për të gjetur dhe rezervuar biletat më të lira për në New York.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për New York

Cili është aeroporti kryesor në New York?

New York ka tre aeroporte kryesore: Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy (JFK), Aeroporti LaGuardia (LGA), dhe Aeroporti Ndërkombëtar Newark Liberty (EWR).

Sa zgjat fluturimi nga New York në Shqipëri?

Distanca midis New York-ut (JFK) dhe Tiranës, Shqipëri (TIA) është rreth 7,400 kilometra (4,600 milje). Një fluturim direkt, nëse është i disponueshëm, do të zgjaste rreth 9-10 orë, por shumica e fluturimeve përfshijnë të paktën një ndalesë, gjë që mund të zgjasë kohën e udhëtimit në 12-15 orë ose më shumë.

Sa herët duhet t’i blej biletat e avionit për në New York?

Është e rekomandueshme të rezervoni biletat për në New York 2-4 muaj përpara për fluturime ndërkombëtare. Për sezonet e pikut, si vera ose periudhat e festave, është më mirë t’i rezervoni edhe më herët (4-6 muaj) për të gjetur oferta më të mira.

Çfarë duhet të di para se të udhëtoj nga Tirana në New York?

Viza dhe kërkesat e hyrjes: Sigurohuni që të keni një vizë të vlefshme ose një ESTA (nëse kualifikoheni për Programin e Heqjes së Vizave).

Transporti: New York-u ka një sistem të gjerë transporti publik (metro, autobusë dhe taksi). Njihuni me sistemin përpara se të mbërrini.

Moti: Kontrolloni parashikimin e motit. Kini parasysh se verat janë të nxehta dhe dimrat të ftohtë.

Cila është koha më e lirë për të udhëtuar në New York?

Koha më e lirë për të vizituar New York-un është zakonisht në muajt e dimrit, nga janari deri në shkurt, pas sezonit të festave. Fluturimet dhe akomodimi janë shpesh më të lirë për shkak të kërkesës së ulët. Stinët ndërmjetëse, si në fund të vjeshtës (nëntor) dhe fillim pranvere (mars-prill), gjithashtu mund të ofrojnë çmime të leverdisshme.

A është New York-u i lirë apo i shtrenjtë?

New York-u konsiderohet një qytet i shtrenjtë, veçanërisht për akomodimin, ngrënien dhe argëtimin. Megjithatë, ka mundësi më ekonomike, si streed food, atraksionet falas (parqe, muzeume në ditë të caktuara), dhe përdorimi i transportit publik.

Sa kohë duhet për të eksploruar New York-un?

Për të parë atraksionet kryesore të New York-ut, një vizitë prej 5-7 ditësh rekomandohet. Kjo ju lejon të eksploroni vendet kryesore si Times Square, Central Park, Statuja e Lirisë, dhe Empire State Building, si dhe të përjetoni kulturën dhe kuzhinën e qytetit.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...