Pushime në Mynih - Udhëtim në Mynih - Paketa Turistike në Mynih
Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!
Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!
Na kontaktoniVlerësimet tona në Google
Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim
Artikuj të tjerëEksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel
Zbulimi i Kroacisë: Perlë e Adriatikut
Udhëtim në Santorini: Perla e Egjeut
Udhetime & Pushime ne Munich
Rezervo një Paketë Udhëtimi në Mynih | Paketa Turistike Mynih
Mynihu njihet për kulturën e larmishme dhe shpesh e konkurron Berlinin si një nga qytetet më të vizituara në Gjermani. Nëse po kërkoni një miksim arkitekturës kontemporanë dhe historike, ushqimit të mirë, galerive të artit dhe lokaleve moderne, Mynihu nuk do t’ju zhgënjejë.
Agjenci turistike Bora Travel ofron paketa udhëtimi në Mynih të personalizuara sipas nevojave dhe buxhetit tuaj. Nëse po kërkoni bileta avioni Mynih, hotele në Mynih të kategorive të ndryshme dhe një itinerat të krijuar nga agjentë të specializuar, na kontaktoni!
Ide Sesi Të Kaloni Kohën në Mynih
Të ecësh në rrugët e Mynihut ju sjell pas në kohë, me monumentet e vjetra të viteve 1800. Niseni udhëtimin tuaj me qendrën e qytetit ku Frauenkirche dhe Neuses Rathaus (bashkia e qytetit) shërbejnë si simbole ikonike të historisë së qytetit.
Altstadt (Qyteti i Vjetër) është një nga zonat më të pëlqyera nga vizitorët. Mu në zemër të Altstadt gjendet Marienplatz. Ky shesh tanimë shërben si pikëtakimi i i turistëve me ndërtesat neo-gotike apo marketet e Krishtlindjeve në dimër.
Nëse ju pëlqejnë vizitat në muze, Alte Pinakothek është ndoshta muzeu më i famshëm në Mynih. Këtu do të gjeni vepra nga Da Vinci, Raphael, etj. Për ata që preferojnë vepra arti moderne, Neue Pinakothek është zgjedhja e duhur.
Adhuroni arkitekturën klasike? Nymphenburg Palace është një destinacion i cili nuk duhet humbur. Një ndërtesë madhështore e dekoruar me vepra arti ekstravagante. Mos harroni të eksploroni parkun! Liqene artificiale dhe ndërtesa të tjera të fshehura ju presin.
Adhuruesit e makinave mund të vizitojnë Muzeun e BMW. Madje edhe nëse nuk jeni ekspert i fushës, ky muze modern do t’ju mahnisë gjithsesi! Një shfaqje e modeleve dhe historisë së kompanisë së famshme gjermane.
Nëse keni zgjedhur një paketë udhëtimi në Mynih për pushime verore, mos harroni të shkoni në një “Beer Garden”. Mynihu njihet për birrën e mirë. Ndaloni në cilindo lokal dhe shijoni një pije të ftohtë, kombinuar me atmosferën autentike që vetëm ky qytet e ofron.
Nëse jeni dashamirës i teatrit, lajmi i mirë është që gjatë udhëtimit tuaj në Mynih mund të vizitoni një nga skenat e operas më të mëdha në botë. Teatri Kombëtar neoklasik është shtëpia e Bavarian State Opera, Bavarian State Ballet dhe Bavarian state Orchestra. Një program i larmishëm ju pret!
Këshilla Që Duhet T’i Keni Parasysh Për Një Udhëtim Në Mynih
- Kur planifikoni një udhëtim në Mynih, ka disa këshilla që duhet të mbani parasysh.
- Bëni rezervime të avancuara për atraksionet dhe restorantet popullore për të shmangur pritjet e gjata.
- Sigurohuni që të provoni specialitetet lokale si pretzel dhe weissbier.
- Kontroloni parashikimin e motit dhe bëni përshtatjet e duhura në garderobë.
- Kini gjithmonë një hartë të qytetit dhe informacione mbi transportin publik për të lehtësuar lëvizjet tuaja.
Pyetjet më të Shpeshtë për Pushime në Mynih
Cila është periudha më e mirë për të vizituar Mynih?
Periudha më e mirë për të vizituar Mynih është gjatë verës (nga maj deri në shtator), kur moti është i ngrohtë dhe ka shumë aktivitete dhe festivale.
A ka ndonjë atraksion të veçantë në Mynih që duhet të vizitoj?
Oktoberfest është një event veçantë që ndodh çdo vit në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, dhe është e njohur për atmosferën e saj festive dhe birrën tradicionale bavareze.
Si mund të arrij në Mynih nga aeroporti?
Nga aeroporti i Mynihut, mund të merrni një tren drejt qendrës së qytetit, që është një mundësi e shpejtë dhe e rehatshme. Gjithashtu, mund të përdorni shërbime të taksive ose transportin publik që lidh aeroportin me qytetin.
A ka mundësi për të bërë shopping në Mynih?
Po, Mynih ofron shumë mundësi për shopping në zona të ndryshme si Maximilianstraße dhe Kaufingerstraße, ku mund të gjeni dyqane luksoze dhe markat ndërkombëtare.