Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Genoa | Bileta Fluturimi Tirana Genoa Me Çmimet Më Të Lira

Një nga qytetet më interesante të Italisë. Genoa, me pozicionin e saj strategjik dhe pamjet fantastike fton turistë nga e gjithë bota. Nëse po kërkoni bileta avioni Tirana Genoa me çmime ekonomike, Bora Travel sjell oferta më të mira në treg.
Duke filluar nga
49€
Bileta Avioni për Genoa | Bileta Fluturimi Tirana Genoa Me Çmimet Më Të Lira

Rezervo Bileta Fluturimi Tirana Genoa Online

Midis detit dhe maleve, Genoa ofron për vizitorët argëtim, pamje mbresëlënëse dhe momente të paharrueshme. Për të gjithë ata që duan të vizitojnë këtë qytet intrigues, agjenci udhëtimi me avion Bora Travel ofron bileta fluturimi ekonomike. Na kontaktoni sot dhe një nga agjentët tanë turistikë do t’ju asistojnë në planifikimin e udhëtimit tuaj. Specialistët tanë do të krahasojnë data, orare dhe tarifa nga linja ajrore të ndryshme për të gjetur çmimet më të volitshme për ju.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifikoni Pushime në Genoa | Udhëtim në Genoa me Avion

Aroma e focaccia, pestos së shijshme dhe ëmbëlsirave në rrugët historike të Genoas tërheqin turistë e vizitorë. Imagjinino pallate antike me dekor fantastik, butiqe e dyqane të ndryshme dhe pamje piktoreske. Pushimet në Genoa premtojnë një eksperiencë të paharrueshme.

Eksploroni portat mesjetare për një pamje fantastike. Porta Soprana që në shekullin e 12-të mendohen se janë në vendlindjen e Kistofor Komobit. Që aty e drejt qendrës së qytetit do të gjeni një atmosferë të veçantë e cila krijohet nga rrugët me kalldrëm, shatërvanet prej bronzi, etj.

Genoa ka qendrën më të madhe mesjetare në Europë, kjo falë suksesit të qytetit si një Republikë Detare gjatë mesjetës. Qyteti i vjetër është si një labirint i cili ju fton për një eksplorim të rrugëve. Provoni një kafe espresso në Caffetteria Lomellini teksa shikoni pamjen e Piazza Fossatello.

Adhuruesit e artit do të kënaqen në Muzetë Strada Nuova. Këto ndërtesa tërheqëse kanë qenë dikur pallate, pronë e dukeshës së familjes Brignole-Sale. Sot ato janë galeri të pasura me koleksione arti, kopshte plot gjelbërim dhe korridore mahnitëse.

Një udhëtim në Genoa nuk mund të jetë i plotë pa provuar ushqimet fantastike. Merrni një picë, shijoni pastat por mos harroni të provoni dhe gatimet me pesto! Mendohet se salca e famshme e ka origjijnën pikërisht në Genoa. 

Dëshironi të përjetoni një eksperiencë autentike nga Genoa? Bëni një xhiro me trenat e vegjël ikonikë që përshkojnë kodrat piktoreske. Rruga Zecca-Righi fillon me Via Cairoli dhe të çon deri në Parco Urbano delle Mura ku do të gjeni rrënojat e fortesave ushtarake Castellacion dhe Sperone.

Nëse ju pëlqen të lëvizni gjatë pushimeve tuaja, një udhëtim në Genoa ju jep mundësinë të vizitoni fshatin e peshkimit Boccadasse. Vetë, një rrugë e shkurtër me tren, autobus ose taksi nga qendra e qytetit, Boccadasse është vendi ideal për të provuar akullore apo për të shijuar një darkë nën perëndimin e diellit.

Këshilla për të gjetur bileta të lira avioni për Genoa

Për të udhëtuar në Genoa me çmimet më të lira të biletave të avionit, mund të ndiqni disa këshilla praktike:

  • Rezervoni paraprakisht: Biletat e avionit janë më të lira nëse rezervohen disa javë ose muaj përpara udhëtimit.
  • Krahasoni çmimet: Përdorni motorët e kërkimit të fluturimeve për të krahasuar çmimet mes linjave ajrore të ndryshme. Agjenci turistike Bora Travel ju ofron mundësinë e krahasimit të ofertave me vetëm një telefonatë.
  • Bëni udhëtime jashtë sezonit: Çmimet e biletave janë më të ulëta gjatë periudhave jashtë sezonit turistik, kur kërkesa është më e ulët.
  • Jini fleksibël me datat: Nëse jeni fleksibël me datat e udhëtimit, mund të gjeni çmime më të mira.
  • Shmangni fundjavat dhe festat: Udhëtimet gjatë ditëve të javës (e martë ose e mërkurë) shpesh janë më të lira se në fundjavë.
  • Përdorni aplikacione ose njoftime për çmimet: Disa platforma ju lejojnë të vendosni alarme për rënie çmimesh për destinacionin tuaj.
  • Përfitoni nga ofertat speciale: Kontrolloni shpesh ofertat e agjenci udhëtimi Bora Travel për bileta promocionale dhe paketa udhëtimi.
  • Shmangni bagazhet e tepërta: Linjat ajrore shpesh aplikojnë tarifa të larta për bagazhe shtesë. Kontrolloni politikat e bagazhit për të shmangur kostot e fshehura.
  • Udhëtoni me linja ajrore ekonomike: Disa linja ajrore buxhetore ofrojnë fluturime më të lira për Genoa, por sigurohuni të kontrolloni kushtet e tyre.
  • Rezervoni gjatë periudhave promocionale: Shumë linja ajrore ofrojnë zbritje gjatë periudhave promocionale si Black Friday apo janarin e uljeve.

FAQs për Biletat Avionit për Genoa

Sa kohë më parë duhet ta rezervoj biletën për Genoa për të kapur çmimin më të ulët?

Rezervimi 4-8 javë përpara udhëtimit zakonisht ju ndihmon të përfitoni nga çmimet më të ulëta.

Cilat linja ajrore ofrojnë fluturime nga Tirana për Genoa?

Agjenci udhëtimi Bora Travel bashkëpunon me disa linja ajrore si Ryanair, Alitalia, dhe Wizz Air.

Cilat janë ditët më të lira për të fluturuar në Genoa?

Zakonisht, ditët e javës (e martë dhe e mërkurë) ofrojnë çmimet më të ulëta.

A mund të rezervoj një fluturim në minutën e fundit?

Po, por zakonisht fluturimet e minutës së fundit kanë çmime më të larta. Kontaktoni agjenci turistike Bora Travel për të gjetur ofertat më të mira për bileta avioni Tirana Genoa.

Si mund të paguaj për biletën time?

Ju mund të paguani përmes kartave të kreditit, transfertave bankare ose në zyrat e Bora Travel.

A janë biletat vajtje-ardhje më të lira se biletat vetëm vajtje?

Biletat avioni vajtje-ardhje shpesh janë më të lira se rezervimi i dy fluturimeve të veçanta.

A mund ta anuloj ose të ndryshoj datën e biletës sime?

Kjo varet nga politikat e linjës ajrore dhe lloji i  biletës. Në disa raste për të ndryshuar datat duhet të paguani një tarifë shtesë.

A ofron Bora Travel paketa udhëtimi për Genoa?

Bora Travel ofron paketa me bileta avioni, akomodim në hotele dhe aktivitete turistike në Genoa. Na kontaktoni për më shumë informacion!

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...