Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni Tiranë Venecia | Bileta Fluturimi Tirana Venecia me Çmimet Më Të Lira

Qyteti i pamjeve si kartolinë! Venecia është një destinacionet më të pëlqyera për pushime në Itali. Nëse po planifikoni një udhëtim në Venecia, agjenci turistike Bora Travel ju sjell çmimet më të mira për bileta avioni Tiranë Venecia.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Venecia | Bileta Fluturimi Tirana Venecia me Çmimet Më Të Lira

Rezervo Bileta Fluturimi Tirana Venecia Online Po planifikoni pushime në Itali? Ky tërheq panorama e gondolave që lundrojnë qetë në kanal? Venecia është një nga qytetet më romantike të Italisë. Bora Travel sjell pranë jusht ofertat më të mira për pushime verore në Venecia. Kontaktoni agjenci udhëtimi me avion Bora Travel dhe përfitoni nga ofertat më të mira të momentit. Agjentët tanë do t’ju asistojnë menjëherë në gjetjen e biletave të avionit ekonomike. Ne do të krahasojmë data, orare, tarifa dhe çmime nga linja ajrore të ndryshme pët të gjetur alternativën më të leverdisshme për ju.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifikoni Pushime në Venecia | Udhëtim në Venecia me Avion

Niseni udhëtimin tuaj me një vizitë në Sheshin e St Mark. Napoleoni e quante këtë shesh “dhomën e piturës së Europës”. Merrni ashensorin për një pamje fantastike në majë të campanile (kullës me këmbanë). Vizitoni Muzeun Correr dhe eksploroni kryevepra botërore. Për një përvojë autentike vendase, ndaloni për një pije në kafenetë e famshme të Venecias. Në treg që prej vitit 1720, restoranti Florian është një pikat më popullore për turistë dhe vizitorë.

Pallati Doge ofron një eksperiencë të paharrueshme. Me interiorin mbresëlënës, Pallati Doge ishte dhe zemra politike e Republikës së Venecias e cila ka zgjatur për më shumë e 1000 vite. Pikturat murale nga artistët më me emër në Itali dhe botë tërheqin vizitorë nga anë e mbanë globit.

Për një ikonë të arkitekturës, Basilica San Marco është destinacioni ideal. Me mozaikë të stilit bizantin, çatinë e artë dhe dekortin e veçantë, kjo ndërtesë madhështore është një simbol i kulturës veneciane. 

Grand Canal është padyshim një nga atraksionet më ikonike të Venecias. Një nga kanalet me të famshëm në botë, Grand Canal e indian qytetin e bukur të Venecias në dysh, ky në çdo anë rreshtohen pallate ekstravagante.

Hipni në një varkë në Piazzale Roma dhe lundroni në një udhëtim romantik me një panoramë fantastike në sfond. Arkitektura gotike me elementet elegante krijon një atmosferë perfekte për mbrëmje romantike.

Gallerie dell’Accademia ofron një ekspozitë unike me vepra nga koha e Rilindjes. Adhuruesit e kulturës dhe artit do të gjejnë parajsën në këtë galeri të pasur me punime të artistëve venecianë si Titian, Tintoretto, Bellini dhe Carpaccio. 

Nëse keni planifikuar një udhëtim në Venecia në shkurt, do të keni mundësinë të merrni pjesë në Carnevale. Rrugët mbushen me turistë dhe vendas të cilët festojnë. Muzikë, ngjyra, veshje artizanale dhe turma njerëzish që kërcejnë. Eventi ideal nëse po kërkoni alegri.

Këshilla Për Të Gjetur Bileta Avioni Të Lira Tiranë Venecia

  • Rezervoni bileta jashtë sezonit: Fluturimet për në Venecia janë më të lira gjatë periudhës jashtë sezonit turistik, si në fund të vjeshtës apo fillim të pranverës.
  • Shmangni fluturimet gjatë festave vendase: Gjatë aktiviteteve festive në Venecia, si Karnavali, çmimet e biletave janë më të larta. Rezervojini biletat disa muaj para nëse doni të udhëtoni gjatë këtyre eventeve.
  • Përdorni aplikacione dhe faqe për krahasimin e çmimeve: Shfrytëzoni aplikacione dhe faqe që krahasojnë çmimet e fluturimeve nga linja ajrore të ndryshme ose kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel për të gjetur lehtësisht çmimet më të ulëta.
  • Rezervoni në kohën e duhur: Rezervimi i biletave të avionit të paktën 6-8 javë përpara datës së udhëtimit mund të ndihmojë në sigurimin e çmimeve më të ulëta.
  • Kontrolloni mundësitë për fluturime me kosto të ulët: Shumë linja ajrore ofrojnë fluturime ekonomike për në Venecia. Kontrolloni çmimet dhe ofertat nga këto kompani për të gjetur opsione më të përballueshme.
  • Shikoni për oferta speciale dhe zbritje: Disa kompani ajrore ofrojnë oferta speciale dhe zbritje për fluturime në Venecia. Vizitoni shpesh faqet e tyre të internetit ose kontaktoni agjenci bileta avioni Bora Travel për të kapur këto oferta në momentin e duhur.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni në Venecia

Cili është aeroporti kryesor në Venecia?

Aeroporti kryesor është Aeroporti Marco Polo, i cili ndodhet rreth 13 km nga qendra e qytetit.

Kur është koha më e mirë për të udhëtuar në Venecia?

Koha më e lirë për të udhëtuar në Venecia është zakonisht në janar dhe shkurt, pas periudhës së festave të fundvitit.

Cilat linja ajrore ofrojnë fluturime për në Venecia?

Disa linja ajrore si Wizz Air dhe  Ryanair ofrojnë fluturime për në Venecia me çmime konkurruese. Për më shumë informacion rreth çmimeve të biletave kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel dhe një nga agjentët tanë do t’ju asistojë menjëherë.

A është më e lirë të udhëtoj në Venecia gjatë javës apo gjatë fundjavës?

Fluturimet Tiranë Venecia gjatë javës janë zakonisht më të lira sesa ato gjatë fundjavës.

Cila është forma më e mirë e transportit nga aeroporti në qendër të Venecias?

Mund të përdorni autobusë, taksi ose vaporetto (traget publik) për të arritur në qendër të Venecias nga Aeroporti Marco Polo.

A mund të ndryshoj datën e fluturimit pasi kam rezervuar biletën për në Venecia?

Shumica e linjave ajrore lejojnë ndryshimin e datës për një tarifë shtesë, por kjo varet nga lloji i biletës që keni blerë. Përpara se të bëni ndryshime, sigurohuni që të lexoni kushtet e biletës ose kontaktoni një nga agjentët tanë për informacion në kohë reale.

Sa bagazhe mund të marr me vete në fluturimin për në Venecia?

Kufiri i bagazhit që mund të merrni me vete varet nga kompania ajrore dhe klasa e udhëtimit që keni zgjedhur. Për fluturimet low-cost në Venecia, mund të jetë e përfshirë vetëm një bagazh dore, ndërsa për bagazhe të regjistruara mund të ketë tarifa shtesë. 

Cilat dokumente më nevojiten për të udhëtuar në Venecia?

Ju nevojitet një pasaportë e vlefshme për të udhëtuar në Itali. Shtetasit shqiptarë dhe kosovarë nuk kanë nevojë për vizë për qëndrime deri në 90 ditë. Është e rëndësishme të kontrolloni për ndonjë ndryshim të mundshëm në kërkesat e hyrjes përpara udhëtimit.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...