Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni per Romë | Fluturime Tiranë - Romë me Çmimet Më Të Lira

Udhëtoni drejt kryeqytetit të botës. Historia dhe kultura marrin jetë në Romë! Rezervoni bileta avioni Tiranë Romë me çmime ekonomike. Bora Travel ju ndihmon të përfitoni nga ofertat momentale më të mira, për të siguruar nje fluturim sa më të lirë dhe komod për ju.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni per Romë Fluturime Tiranë - Romë

Rezervo Bileta Avioni në Romë Online | Një Rrugëtim i Paharrueshëm

Shijoni një udhëtim drejt qytetit të përjetshëm të Romës. Që në periudhën madhështore të romakëve e deri në ditët e sotme, Roma ka përfaqësuar djepin e artit dhe arkitekturës në Itali. Përjetoni një eksperiencë të paharrueshme në zemrën e Rilindjes Italiane dhe bazën e Kishës Katolike Romake. Rezervo bileta fluturimi Tiranë Romë online, më shpejt dhe thjesht se kurdoherë. Na kontaktoni dhe agjentet e Bora Travel do t’ju ndihmojnë të gjeni biletat më të lira!

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifikoni Pushime në Romë | Udhëtim në Romë me Avion

Historia e njohur e Romulus dhe Remus përkon me themelimin e qytetit të Romës në vitin 753 BC. Çfarë vjen më pas përshkruan një histori epike të mbushur me art, kulturë dhe gladiatorë. Nëse po kërkoni të vizitoni qytetin me një nga historitë më mahnitëse në botë, Roma është një konkurrent i denjë dhe i fortë.

Vizitoni Koloseumin dhe imagjinoni gladiatorët e gatshëm për të dhënë jetën në betejë. Turma spektatorësh të etur për emocionet e luftës. Merrni rrugën drejt Shatërvanit Trevi dhe admironi detajet baroke të një nga atraksioneve më tërheqëse në qytet. 

Vizitoni Muzeun e Vatikanit për të parë Sistine Chapel dhe veprat e Michelangelo. Shkoni në Galerinë Borghese për të admiruar skulpturat e Bernini dhe pikturat e Caravaggio. I gjithë qyteti është një muze i hapur, me monumente dhe vepra arti në çdo cep.

Hidhni një monedhë në Shatërvanin Trevi dhe shprehni një dëshirë – sipas traditës, kjo do të thotë se do të ktheheni përsëri në Romë. Më pas, eksploroni Forumin Romak, qendrën politike, ekonomike dhe fetare të Perandorisë Romake. Me çdo hap që hidhni në rrugët antike të Romës, do të ndieni historinë dhe kulturën e këtij qyteti plot jetë.

Asnjë udhëtim në Romë nuk është i plote pa provuar kuzhinën e saj të famshme. Shijoni një pjatë tradicionale pasta cacio e pepe, një përzierje e thjeshtë dhe e shijshme e djathit pecorino romano dhe piperit te zi. 

Provoni picën romake, të hollë dhe krokante, ndryshe nga pica napolitane. Natyrisht nuk mund të harroni dhe gelato-n, akulloren e famshme italiane.

Roma ofron gjithashtu mundësi të shkëlqyera për shopping. Nga butiqet e modës luksoze në Via dei Condotti deri te tregjet tradicionale si Campo dei Fiori, ju mund të gjeni gjithçka që ëndërroni. 

Rezervoni Bileta Të Lira për Romë Itali | Bileta Vajtje Ardhje në Romë 

Me agjenci turistike Bora Travel, procesi i rezervimit të biletave Tiranë – Romë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Agjentët tanë do t’ju ndihmojnë të krahasoni çmimet dhe të zgjidhni ofertat më të mira që i përshtaten buxhetit tuaj. 

Mos humbisni mundësinë për të vizituar Romën me çmimet më të lira dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Rezervoni sot bileta avioni në Romë me Bora Travel dhe filloni aventurën tuaj!

Këshilla për të Gjetur Bileta Avioni të Lira për Romë

  • Rezervoni gjatë ditëve të javës: Fluturimet për në Romë janë shpesh më të lira gjatë ditëve të javës, pasi në fundjavë kërkesa është më e lartë.
  • Përdorni platforma të ndryshme: Kontrolloni platforma të ndryshme për të marrë njoftime kur çmimet e fluturimeve për në Romë bien.
  • Jini sa më fleksibël me datat e udhëtimit: Kontrolloni fluturimet për në Romë disa ditë përpara ose pas datës që keni menduar të udhëtoni për të gjetur ofertën më të mirë.
  • Krahasoni çmimet nga aeroporte të ndryshme: Shikoni për fluturime nga aeroporte të ndryshme për në Romë, pasi çmimet mund të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes.
  • Rezervoni bileta në periudha promovimi: Shfrytëzoni ofertat speciale dhe promovimet nga linjat ajrore për të gjetur bileta më të lira për në Romë.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Romë

Cili është aeroporti kryesor në Romë?

Aeroporti kryesor është Aeroporti Leonardo da Vinci-Fiumicino, që ndodhet rreth 35 km nga qendra e qytetit.

Kur është periudha më e mirë për të fluturuar në Romë me sa më pak shpenzime?

Muajt më të lirë për të fluturuar në Romë janë nëntori, janari dhe shkurti, pra përgjithësisht muajt jashtë sezonit të pikut turistik.

A ofrojnë linjat ajrore ekonomike fluturime për në Romë?

Padyshim që po! Ka disa linja ajrore si Air Albania, Wizz Air, Ryanair të cilat ofrojnë fluturime të lira për në Romë.

A ka fluturime direkte nga Shqipëria për në Romë?

Po, ka fluturime direkte nga Tirana për në Romë. Kontrolloni kompani ajrore dhe aeroporte të ndryshme për të gjetur çmimet që ju leverdisin më shumë ose kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel për më shumë informaicion!

A duhet të rezervoj bileta vajtje-ardhje Tiranë Romë për të kursyer para?

Në shumë raste, biletat vajtje-ardhje janë më të lira se ato njëdrejtimëshe. Nëse keni planifikuar të kaloni pushimet të Romë, mund të jetë më e leverdisshme të prisni bileta bashkë vajtje-ardhje sesa dy bileta të ndara në kohë.

A mund të ndryshoj datën e fluturimit pasi të kem rezervuar biletën?

Mundësia e ndryshimit të datës varet nga lloji i biletës dhe politikat e linjës ajrore. Kontrolloni kushtet e kompanisë përpara se të vazhdoni me rezervimin.

Cili është transporti më i mirë nga aeroporti në qendër të Romës?

Mund të përdorni trenin Leonardo Express, i cili është një opsion i shpejtë, ekonomik dhe komod për të arritur në qendër të Romës.

A janë më të lira fluturimet për në Romë në mëngjes apo në mbrëmje?

Fluturimet për në Romë mund të jenë më të lira në mëngjes ose vonë në mbrëmje, pasi kërkesa është më e ulët. Kontrolloni opsione të ndryshme për të gjetur çmimin më të mirë.

A mund të rezervoj bileta Tiranë Romë me fleksibilitet për ndryshimin e datave në të ardhmen?

Disa linja ajrore ofrojnë bileta me fleksibilitet të plotë që ju lejojnë të bëni ndryshime pa pagesë ose me një tarifë minimale. Pyesni agjentët tanë turistikë për më shumë detaje.

A ka oferta speciale për fluturimet për Romë gjatë periudhës së festave?

Zakonisht gjatë periudhës së festave kompani ajrore dhe agjencitë e udhëtimeve ofrojnë paketa, oferta dhe zbritje speciale për fluturimet në Romë. Kontrolloni faqet e linjave ajrore, platforma të ndryshme online apo agjenci udhëtimi Bora Travel për të gjetur ofertat më të mira.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...