Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Turqi | Bileta Fluturimi Tiranë Turqi me Çmimet më të Lira

Dëshironi të kaloni pushimet në një nga destinacionet popullore në botë? Turqia ofron disa nga atraksionet turistike më ikonike. Rrugë plot gjallëri, plazhe fantastike, tregje plot ngjyra dhe ushqime fantastike. Agjenci turistike Bora Travel ju sjell ofertat më të mira për bileta avioni në Turqi.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Turqi Bileta Fluturimi Tiranë Turqi

Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë Turqi Online

Agjenci udhëtimi me avion Bora Travel sjell pranë jush çmimet më të mira për fluturimet drejt Turqisë. Nëse po planifikoni pushimet e rradhës në Turqi, agjencia jonë ju ofron paketat më të leverdisshme për udhëtime me avion. Na telefononi tani dhe një agjent turistik i specializuar do të kujdeset personalisht për të gjetur bileta avioni ekonomike drejt Turqisë. Ne do të krahasojmë data, tarifa dhe çmime preferenciale nga linja ajrore të ndryshme si Wizz Air, Ryanair, Air Albania, etj, në mënyrë që ju të udhëtoni me sa më pak shpenzime.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifiko Pushime në Turqi | Udhëtim me Avion në Turqi

Eksploroni Cappadocian, një kryevepër e krijuar nga ndërveprimi i forcave të natyrës dhe njeriut. Një pamje e mahnitshme merr jetë nga formacinet e shkëmbinjve, të cilat janë transformuar në shpella dhe qytete nëntokësore nga kultura të ndryshme ndër shekuj.

Një udhëtim në Antalya premton një përvojë të paharrueshme. Dy plazhe me një sfond spektakolar malesh tërheqin turistë nga e gjithë bota për disa ditë relaksuese nën diell. 

Një tjetër panoramë fantastike krijohet nga formacionet e bardha të Pamukkale. Me banjo termale dhe ujëra minerale fantastike, ky destinacion garanton qetësi.

Gjiri Aegean ofron një pamje të kaltër, me varka, rezorte luksoze dhe rrënojat klasike, helenistike dhe romane aty pranë. Një pikë turistike kyçe që tërheq vizitorë të shumtë. 

Asnjë udhëtim në Turqi nuk do të ishtë i plotë pa një vizitë në banjot tradicionale turke. Hamamet e famshme ftojnë turistë nga e gjithë bota për një përvojë çlodhëse në avujt e ngrohtë. 

Pas një ditë plazhi dhe saunash relaksuese nevojitet ushqim i mirë! Kuzhina tradicionale turke është një nga më të mirat në botë. Köfte (qofte turke), Lahmacun (picë e stilit turk), Menemen (gatim tradicional me vezë) Şiş Kebap i famshëm, Döner, Baklava apo Lokum. Shijet e gastronomisë turke do t’ju mbeten në kujtesë për shumë gjatë!

Për adhuruesit e arkitekturës, Xhamia Blu është një monument i cili nuk duhet humbur! Ndërtuar me gjashtë minarete, kjo xhami ka krijuar imazhin e saj të papërsëritshëm. Dekori i brendshëm me pllakat ngjyrë blu i japin asaj emrin dhe reputacionin ikonik.

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për në Turqi

  • Rezervoni më herët: Biletat për në Turqi janë më të lira kur rezervohen disa muaj përpara. Duke rezervuar herët, shmangni rritjet e çmimeve dhe mund të përfitoni nga oferta më të mira.
  • Kontrolloni fluturimet me ndalesa: Zakonisht fluturimet me ndalesa ofrojnë çmime më ë ulëta sesa fluturimet direkte. Përfitoni nga mundësia e ndalesave për të ulur kostot e biletave.
  • Përdorni motorë kërkimi për bileta avioni: Shfrytëzoni platforma si Google Flights ose Skyscanner që ofrojnë mundësi për kërkime fleksibël dhe krahasojnë çmimet për destinacione të ndryshme në Turqi.
  • Shikoni për oferta dhe zbritje: Përdorni platformat e faqeve të linjave ajrore ose kontaktoni agjenci turistike Bora Travel për të kapur oferta dhe zbritje speciale. Këto mund të ndihmojnë për të gjetur bileta më të përballueshme.
  • Regjistrohuni për njoftime të çmimeve: Njoftimet me e-mail ju ndihmojnë të informoheni mbi uljet e çmimeve për fluturimet në Turqi. Kjo ju jep mundësi të kapni ofertat në kohën e duhur.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni në Turqi

Cilat janë aeroportet kryesore në Turqi?

Disa nga aeroportet kryesore në Turqi përfshijnë Aeroportin Atatürk në Istanbul (IST), Aeroportin Sabiha Gökçen në Istanbul (SAW), Aeroportin Antalya në Antalya (AYT), dhe Aeroportin Ankara Esenboğa në Ankara (ESB). Këto aeroporte shërbejnë si porta kryesore për fluturimet ndërkombëtare dhe lokale.

Si mund të blej një biletë avioni për në Turqi?

Ju mund të blini biletën online përmes faqes sonë të Bora Travel ose në degët tona të agjencisë.

A mund të ndryshoj ose anuloj biletën pas blerjes?

Po, biletat mund të ndryshohen ose anulohen sipas politikave të kompanisë ajrore dhe llojit të biletës. Tarifa mund të aplikohet për ndryshime ose anulime.

Kur është koha më e mirë për të rezervuar një biletë për Turqi me çmimet më të mira?

Rezervimi 6-8 javë përpara udhëtimit zakonisht ofron çmime më të ulëta. Gjithashtu, mund të ketë oferta sezonale.

A ka fluturime të direkte për në Turqi?

Po, ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni fluturime dhe bileta avioni ekonomike Tirane Stamboll dhe qyteteve të tjera kryesore në Turqi.

Cilat dokumente më nevojiten për të udhëtuar në Turqi?

Ju nevojitet pasaporta e vlefshme. Për shtetasit shqiptarë, viza nuk është e nevojshme për qëndrime deri në 90 ditë.

A ofrohen zbritje për biletat e fëmijëve ose pensionistëve?

Po, disa kompani ajrore ofrojnë tarifa të zbritura për fëmijët dhe pensionistët. Konsultohuni me agjentin tuaj për më shumë informacione.

Sa bagazhe mund të marr me vete në fluturimin për në Turqi?

Kufiri i bagazhit varet nga kompania ajrore dhe klasa e udhëtimit. Për detaje të sakta, kontrolloni kushtet e biletës.

A duhet të paguaj për bagazhet shtesë?

Po, nëse tejkaloni kufirin e bagazheve të përfshira, do të ketë tarifa shtesë për bagazhe shtesë.

Si mund të kontrolloj statusin e fluturimit tim për në Turqi?

Statusin e fluturimit mund ta kontrolloni në faqen e internetit të aeroportit ose të kompanisë ajrore.

A mund të rezervoj edhe akomodim përveç biletës së avionit?

Po, Bora Travel ofron paketa udhëtimi që përfshijnë biletën e avionit dhe akomodimin në hotele në Turqi për një udhëtim të kompletuar.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...