Pushime në Bazel | Udhëtime në Bazel | Paketa Turistike në Bazel
Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!
Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!
Na kontaktoniVlerësimet tona në Google
Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim
Artikuj të tjerëEksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel
Zbulimi i Kroacisë: Perlë e Adriatikut
Udhëtim në Santorini: Perla e Egjeut
Udhetime & Pushime ne Basel
Rezervo Paketë Udhëtimi në Bazel | Paketa Turistike Bazel
Nëse kërkoni një paketë turistike në Bazel me çmime të arsyeshme dhe shërbime të shkëlqyera, jeni në vendin e duhur. Agjenci turistike Bora Travel ju ofron bileta avioni Tiranë-Bazel, akomodime komode në hotele luksoze, dhe udhëtime me guidë për të zbuluar pikat kryesore turistike të qytetit.
Na kontaktoni sot për të përfituar nga ofertat tona më të fundit! Ekipi ynë i dedikuar do t’ju ndihmojë me përgatitjen e çdo hapi për një udhëtim perfekt, pa vonesa apo stres. Nga rezervimi i fluturimit deri te krijimi i një itinerari të personalizuar, ne do të sigurohemi që të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme në Bazel!
Ide Sesi Të Kaloni Kohën Në Bazel
Pushimet në Bazel nuk mund të mendohen pa një shëtitje drejt Bazel Minster. Ndërtesa ka një ngjyrë të kuqërremtë e cila krijon një pamje fantastike. Pozicioni në majë të kodrës ofron mundësi për një ngjitje në këmbë dhe foto të shkëlqyera.
Nëse po kërkoni për një pikë vrojtimi nga ku mund të shikoni të gjithë qytetitn, Platz garanton një panoramë fantastike. Shumë afër Bazel Minster, kjo tarracë ofron nj ëpamje marramendëse. Shikoni tragetet që lundrojnë në lum dhe shkrepni disa foto!
Nëse preferoni muzetë, Kunstmuseum ka koleksionin më të madh dhe më të rëndësishëm të punimeve të artit në Zvicër. Gjithashtu, në Bazel do të gjeni plot 40 muze të tjerë! Shumica e tyre janë krijuar nga donacione nga qytetarët e Bazelit, gjë për të cilën vendasit janë vërtet krenarë.
Bashkia e qytetit është një tjetër atraksion interesant. Ndërtesa ka një ngjyrë të kuqe vibrante me detaje të veçanta dhe është më shumë se 500 vjeçare! Gjatë vizitës sigurohuni që të bëni një shëtitje në oborrin e brendshëm oasi pamja është fantastike.
Nëse jeni adhurues i skulpturave dhe teatrit, Shatërvani Tingley kombinon elemente nga të dy këto sfera. Ndërtuar në vitin 1977 në një vend ku më parë gjendej një teatër, ky shatërvan me skulpturat rreth tij shërben si tribut i aspekteve të ndryshme të jetës teatrale.
Dëshironi të shihni disa nga majat më të lartë të botës? Vizitoni Jungfraujoch, një nga stacionet hekurudhore më të larta në Europë i cili ofron pamje mbresëlënëse të alpeve zviceriane. Në kushte klimaterike të mira mund të arrini të shihni edhe Pyllin e Zi në Gjermani!
Nëse keni zgjedhur që të bëni një udhëtim në Bazel në muajin shkurt, do të keni fatin të merrni pjesë në karnavalet e qytetit. Karnivalet e Bazelit janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Zvicrës mbrojtur nga UNESCO. Rrugët mbushen me ngjyra, muzikën e daulleve dhe paradat plot kostume!
Këshilla Që Duhet T’i Keni Parasysh Për Një Udhëtim Në Bazel
- Transporti Publik: Bazel ofron një sistem të shkëlqyer të transportit publik, me tramvaje dhe autobusë që e bëjnë të lehtë lëvizjen nëpër qytet.
- Moti: Vjeshta dhe pranvera janë periudha ideale për të vizituar Bazel, kur moti është i butë dhe qyteti është më pak i mbushur me turistë.
- Valuta: Në Bazel përdoret franga zvicerane, por shumica e bizneseve pranojnë edhe euro. Megjithatë, është gjithmonë mirë të keni franga për transaksionet e vogla.
- Gjuhët: Gjermanishtja është gjuha kryesore, por shumë banorë flasin edhe anglisht, duke e bërë komunikimin më të lehtë për turistët ndërkombëtarë.
Pyetjet më të Shpeshta për Pushime në Bazel
A është Bazel një qytet i shtrenjtë për t’u vizituar?
Bazel mund të jetë i kushtueshëm, por agjenci udhëtimi Bora Travel ofron paketa të ndryshme që përfshijnë opsione të përballueshme për të gjitha buxhetet.
Sa ditë janë të mjaftueshme për të vizituar Bazelin?
Zakonisht, 2-3 ditë janë të mjaftueshme për të parë atraksionet kryesore të Bazel-it, por për një përvojë më të thellë mund të qëndroni më gjatë.
A mund të vizitoj Bazelin me fëmijë?
Po, Bazel është shumë miqësor për familjet, me shumë aktivitete dhe atraksione që janë të përshtatshme për fëmijët, si Zoo Bazel dhe parqet e qytetit.
Cili është sezoni më i mirë për të shkuar në Bazel?
Pranvera dhe vjeshta janë periudhat më të mira për të vizituar, por edhe dimri është i mrekullueshëm për ata që duan të shijojnë atmosferën festive të Krishtlindjeve.