Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Nuremberg | Bileta Fluturimi Tiranë Nuremberg me Çmimet Më Të Lira

Po mendoni të vizitioni një nga qytetet më tërheqëse në Gjermani? Nurembergu, një nga pikat historike më të rëndësishme në vend, mirëpret vizitorë nga e gjithë bota. Kisha dhe monumente historike, një arkitekturë magjepsëse dhe ushqim i mirë. Nëse po kërkoni bileta avioni Tiranë Nuremberg, agjenci turistike Bora Travel ju sjell ofertat më speciale të momentit. Na kontaktoni sot dhe agjentët tanë do t’ju ndihmojnë të gjeni bileta fluturimi ekonomike nga Tirana në Nuremberg. Ne kujdesemi për rrugën, ju për argëtimin. Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë Nuremberg Online | Komodit
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Nuremberg Bileta Fluturimi Tiranë Nuremberg

Planifikoni Pushime në Nuremberg | Udhëtim me Avion në Nuremberg

Shijoni një rrugëtim në kohë dhe histori. Bëni një shëtitje dhe kundroni pamjen e mureve rrethuese të qytetit Nuremberg, të cilët datojnë në shekullin 12. Me 80 kulla unike në dizanj dhe qëllim, kjo strukturë paraqet një arkitekturë magjepsëse. Një xhiro përmes kanaleve të lumit Pegnitz nuk duhet humbur. Kjo shëtitje është nga të preferuarat e çdo turisti. Shijoni panoramën plot ngjyra të fasadave të ndërtesave të vjetra. Një ambiancë romantike e cila të kthen pas në kohën, me nuanca dhe elemente të arkitekturës së Rilindjes. Nurembergu është shtëpia e disa nga kishave më atraktive në vend. Duke nisur me të famshmen Frauenkirche, një shembull fantastik i arkitekturës gotike, e deri tek kisha e Shën Sebaldus me kupolat që dominojnë qiellin e Nurembergut. Vendi i kështjellave mesjetare, Nurembergu është destinacioni perfekt për adhuruesit e historisë. Kështjella Imperiale, e njohur ndryshe si Kështjella e Nurembergut, ka pasur një rol kyç në historinë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Rezidenca e mbretërve dhe perandorëve gjermanë, kjo ndërtesë tanimë është një nga atraksionet kryesore në qytet. Një moment me rëndësi botërore, gjyqet e Nurembergut të vitit 1945 dhe 1946 kanë influencuar historinë duke shtruar rrugën për gjykimin e krimeve të luftës. Sot, Muzeu i Gjyqeve të Nurembergut ofron një tur që nuk duhet humbur.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Prenoto Bileta Fluturimi nga Tirana në Nuremberg | Fluturime drejt Gjermanisë

Keni vendosur të vizitoni një nga qytetet më magjepsës në Gjermani? Agjenci udhëtimi Bora Travel ju siguron bileta avioni ekonomike Tiranë Nuremberg. Na kontaktoni sot dhe agjentët tanë do t’ju ofrojnë bileta avioni vetëm vajtje apo bileta vajtje-ardhje Tiranë Nuremberg me çmimet më të lira.

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për Nuremberg

  • Zgjidhni fluturime “low-cost”: Zgjidhni linjat ajrore me kosto të ulët që ofrojnë fluturime të lira për në Nuremberg
  • Udhëtoni jashtë sezonit: Shmangni periudhat e pikut të sezonit dhe udhëtoni në atë kohë të vitit kur kërkesa për bileta është më e ulët, duke gjetur kështu çmime më të mira.
  • Shfrytëzoni miljet dhe pikët: Përdorni programet e linjave ajrore për të shfrytëzuar miljet dhe pikët që mund të keni grumbulluar për të ulur çmimin e biletës për në Nuremberg.
  • Rezervoni fluturimet në ditët e javës: Fluturimet të martën ose të mërkurën shpesh janë më të lira krahasuar me fundjavën, kështu që përpiquni të planifikoni udhëtimin tuaj për gjatë këtyre ditëve.
  • Kërkoni oferta nga agjenci udhëtimi: Agjencitë e udhëtimit shpesh kanë oferta speciale për fluturime të cilat ndoshta nuk shfaqen në motorë të zakonshëm kërkimi online. Bisedoni direkt me agjentët e Bora Travel për të gjetur mundësi të tilla për në Nuremberg.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni në Nuremberg 

Cilat janë aeroportet kryesore në Nuremberg, Gjermani?

Nuremberg Airport (NUE) është aeroporti kryesor për qytetin e Nurembergut. Ai ofron fluturime kombëtare dhe ndërkombëtare. Një tjetër opsion për ata që po udhëtojnë drejt Nurembergut është Munich Airport (MUC), i cili është rreth 170km larg Nurembergut.

Si të shkoj nga aeroporti në Nuremberg?

Për të shkruar nga Nuremberg Airport në qendrën e qytetit mund të merrni një taksi apo të përdorni transportin publik. Ka shumë autobusë dhe trena që kanë linja direkte për qendrën e Nurembergut. Rruga përgjithësisht shkon 15-20 minuta me taksi dhe rreth 25 minuta me transport publik.

Cila është kohë më e mirë për të shkuar në Nuremberg?

Koha më e mirë për të udhëtuar drejt Nurembergut është pranvera (prill – maj) dhe vjeshta (shtator – tetor).  Gjatë këtyre muajve moti është i qetë dhe temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta. Megjithatë, nëse preferoni atmosferën e festave të Krishtlindjes, ka shumë paketa dhe oferta për muajin dhjetor.

Sa kohë duhet të shpenzoni të Nuremberg?

Zakonisht, mjaftojnë 3 deri në 4 ditë për të eksploruar atraksionet kryesore në Nuremberg. Pushime disa ditore do t’ju japin kohë të mjaftueshme për të vizituar vende historike, për të shijuar kuzhinën tradicionale dhe për të përjetuar atmosferën e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Cilat janë atraksionet turistike më të njohura në Nuremberg?

Disa nga atraksionet kryesore në Nuremberg përfshijnë Imperial Castle, Kishën St. Sebaldus, Albrecht Durer’s House dhe Muzeu i Lodrave. Gjithashtu mund të eksploroni rrugët piktoreske të Qytetit të Vjetër për pamje panoramike të veçanta.

Sa herët duhet të arrij në Aeroportin e Nurembergut?

Rekomandohet të arrini në Aeroportin e Nurembergut të paktën 2 orë para fluturimit tuaj, qoftë për fluturime brenda Evropës ose për ato ndërkombëtare. Kjo do t’ju japë kohë të mjaftueshme për check-in, kontrollin e sigurisë dhe çdo procedurë tjetër të nevojshme.

Sa terminale ka Aeroporti i Nurembergut?

Aeroporti i Nurembergut ka një terminal të vetëm që shërben si për fluturimet e brendshme, ashtu edhe për ato ndërkombëtare, duke e bërë procesin e udhëtimit më të thjeshtë për pasagjerët.

Si quhet stacioni kryesor në Nuremberg?

Stacioni kryesor hekurudhor në Nuremberg quhet “Nürnberg Hauptbahnhof” (Hbf). Ky është stacioni më i madh dhe më i rëndësishëm në qytet, që ofron lidhje të shkëlqyera me rrjetin hekurudhor rajonal dhe ndërkombëtar.

Sa larg është Aeroporti i Nurembergut nga qendra e qytetit?

Aeroporti i Nurembergut ndodhet rreth 7 km larg nga qendra e qytetit. Udhëtimi me makinë ose taksi zgjat rreth 15-20 minuta, ndërsa me tren, përmes linjës U2 të metrosë, zgjat rreth 12 minuta. 

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...