Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Athinë | Bileta Fluturimi Tiranë Athinë me Çmimet Më Të Lira

Një vend ku arkeologjia, tradita dhe plazhet marramendëse ndërthuren si në një përrallë. Çdo vit Greqia tërheq turistë dhe vizitorë nga e gjithë bota. Nëse po planifikoni udhëtimin e rradhës, Bora Travel ju ofron bileta avioni Tiranë Athinë me çmime ekonomike. Tarifat më të ulëta në trëg nga linja ajrore të ndryshme mund t’i gjeni pranë agjencisë tonë të udhëtimit me vetëm një telefonatë!
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Athinë Bileta Fluturimi Tiranë Athinë

Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë Athinë Online | Thjeshtësi dhe Çmime Të Arsyeshme

Dëshironi të shpenzoni disa ditë në Athinë? Po planifikoni pushime vere në Greqi? Ju mungojnë njerëzit e dashur që keni larg? Agjenci turistike Bora Travel mundëson udhëtime ekonomike me avion. Na kontaktoni sot dhe agjentët tanë të udhëtimit do t’ju ndihmojnë në gjetjen e fluturimeve të lira për Athinë dhe çdo destinacion tjetër. Ne ju garantojmë ofertat më të leverdisshme momentale për të gjitha linjat ajrore në vend.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Magjia e Plazheve dhe Antikitetit | Planifikoni Pushime në Athinë | Udhëtim me Avion në Athinë

Çdokush duhet të vizitojë Akropolisin të paktën një herë në jetë. Një nga zonat arkeologjike më të njohura në botë, Akropolis ka monumentet më të madhërishme të antikitetit grek. Muzeu i Akropolisit ofron po ashtu një tur që vërtetë ia vlen.

Teatri Odeon of Herodes Atticus gjendet në fund të kodrës së Akropolisit. Dikur një hapësirë romake, sot ky teatër shërben si skenë për koncerte dhe festivale të ndryshme. Adhuruesit e mitologjisë greke kanë shumë për të eksploruar në Athinë. Tempulli i Poseidonit, 6m mbi nivelin e detit, krijon një panoramë fantastike me perëndimin e diellit. 

Nëse dëshironi të shkëputeni nga zhurma e kryeqytetit, Kopshti Kombëtar është parajsa perfekte. Ndërtuar nga mbretëresha e parë e Greqisë, Mbretëreshë Amalia, ky kopësht mbulon 16 hektarë. Gjelbërim, rrugë hipnotizuese dhe një kopësht i vogël me kafshë. Një utopi e vërtetë.

Një lagje unike e cila premton atmosferë dhe vitalitet. Lagja Plaka është një nga destinacionet ideale nëse po kërkoni dyqane, restorante, kisha, muze dhe rrugë piktoreske. Mos harroni të vizitoni zonën e Anafiotikës për fotografi fantastike nën sfondin e ballkoneve plot lule rozë.

Riviera e Athinës ofronmundësinë perfektë për të rifituar energjitë tuaja nën diellin mesdhetar. Plazhe me ujin e kaltër, shezlone, bare dhe restorante shumë afër. Në Athinë duket sikur vera nuk mbaron kurrë.

Prenoto Fluturime në Athinë | Bileta Avioni nga Tirana në Athinë

Jeni të entuziazmuar për pushimet tuaja në Athinë? Mezi po prisni të vizitoni njerëzit tuaj të dashur? Agjenci udhëtimi me avion Bora Travel ofron bileta avioni Tiranë Athinë me çmime ekonomike. Nëse po kërkoni bileta për Athinë vetëm vajtje, ose bileta avioni vajtje-ardhje, na kontaktoni tani dhe agjentët tanë do t’ju prezantojnë me ofertat më të mira të momentit. 

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për Athinë

  • Rezervoni më herët: Biletat për në Athinë shpesh janë më të lira kur rezervohen disa muaj përpara datës së udhëtimit.
  • Udhëtoni jashtë sezonit: Udhëtimet për në Athinë gjatë muajve të pranverës dhe vjeshtës shpesh janë më të lira, pasi sezoni turistik nuk është në kulmin e tij. 
  • Shmangni fundjavat: Fluturimet për në Athinë zakonisht janë më të shtrenjta gjatë fundjavave. Planifikoni udhëtimin tuaj në mesjavë për të përfituar nga çmimet më të ulëta.
  • Shikoni për fluturime nga aeroporte alternative: Kontrolloni fluturimet për në Athinë që nisen nga aeroporte më të vogla. Këto fluturime shpesh janë më të përballueshme sesa ato nga aeroportet kryesore.
  • Përdorni pikë dhe milje udhëtimi: Nëse keni pikë ose milje udhëtimi të grumbulluara nga karta krediti ose programe të linjave ajrore, përdorini ato për të ulur koston e biletës për në Athinë. 
  • Konsideroni paketat e udhëtimit: Agjenci udhëtimi Bora Travel ofron paketa që përfshijnë fluturime dhe akomodim për Athinë. Këto paketa mund të jenë më të përballueshme se rezervimi vetëm i biletës.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni në Athinë

Cili është aeroporti kryesor në Athinë?

Aeroporti kryesor është Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës Eleftherios Venizelos (ATH), i cili ndodhet rreth 20 km nga qendra e qytetit.

Cili është transporti më i mirë nga aeroporti në qendër të Athinës?

Mund të përdorni trenat (Airport Express), autobusët dhe taksitë që ofrojnë lidhje të shpejta dhe të rehatshme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës në qendër të qytetit.

A mund të ndryshoj datën e fluturimit pasi kam rezervuar biletën për në Athinë?

Shumica e linjave ajrore lejojnë ndryshimin e datës për një tarifë shtesë, por kjo varet nga lloji i biletës që keni blerë.

Sa herët mund të bëni check-in për një fluturim në Aeroportin e Athinës?

Shumica e linjave ajrore në Aeroportin e Athinës lejojnë check-in deri në 3 orë përpara fluturimeve ndërkombëtare dhe 2 orë përpara fluturimeve të brendshme. Për check-in online, mund të filloni të kontrolloni deri në 24 orë përpara nisjes.

A është Aeroporti i Athinës i ngarkuar?

Po, Aeroporti i Athinës është mjaft i ngarkuar, veçanërisht gjatë sezonit të lartë turistik (maj-gusht) dhe gjatë orëve të pikut. Megjithatë, menaxhimi i trafikut është zakonisht efikas.

Sa zgjat kontrolli i sigurisë në Aeroportin e Athinës?

Kontrolli i sigurisë në Aeroportin e Athinës zakonisht zgjat 15-30 minuta, por kjo mund të ndryshojë në varësi të orës së ditës dhe sezonit. Gjatë orëve të pikut, koha e pritjes mund të jetë më e gjatë.

A është Aeroporti i Athinës i lehtë për t’u naviguar?

Po, Aeroporti i Athinës konsiderohet mjaft i lehtë për t’u naviguar. Ai ka sinjalizime të qarta dhe shërbime të organizuara mjaft mirë për të ndihmuar pasagjerët në gjetjen e rrugës së tyre.

Sa terminale ka Aeroporti i Athinës?

Aeroporti i Athinës ka dy terminale: Terminali Kryesor dhe Terminali Satelit. Terminali Kryesor përdoret për shumicën e fluturimeve ndërkombëtare dhe të brendshme, ndërsa Terminali Satelit përdoret për disa fluturime ndërkombëtare.

Cili është muaji më i lirë për të fluturuar në Athinë?

Muaji më i lirë për të fluturuar në Athinë është zakonisht janari, kur kërkesa është më e ulët dhe çmimet e biletave janë më të ulëta.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...