Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!
Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!
Na kontaktoniVlerësimet tona në Google
Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim
Artikuj të tjerëEksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel
Zbulimi i Kroacisë: Perlë e Adriatikut
Udhëtim në Santorini: Perla e Egjeut
Udhetime & Pushime ne Jordani
Planifikoni Një Udhëtim në Jordani | Rezervo Bileta Udhëtimi në Jordani
Shumë pak qytete antike mund të krahasohen me Petrën. I njohur dhe si “qyteti i trëndafilit”, Petra meriton disa ditë eksplorimi. Fshehur në një pellg të largët luginash në zemër të maleve Shara të Jordanisë jugore dhe i mbrojtur nga bota e jashtme pas një pengese të padepërtueshme shkëmbore, ky qytet i lashtë mbetet i mbuluar me mister.
Vijojmë më pas me një vizitë në Malin Nebo, një nga atraksionet kryesore në Jordani. Ndjekim gjurmët e Moisiut në këtë majë mbi Detin e Vdekur për të parë Tokën e Premtuar! Mali Nebo konsiderohet si një nga vendet e shenjta më të rëndësishëm në Jordani, me një lidhje unike për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.
Natyrisht, një udhëtim për pushime në Jordani karakterizohet nga panorama fantastike e shkretëtirës. Një nga mjediset natyrore më spektakolare në Lindjen e Mesme, Wadi Rum fton turistë nga e gjithë bota për një eksperiencë të paharrueshme.
Zona e Baptizmit është një nga pikat e peligrinazhit më të njohura në botë. Vendi ku Jezu Krishti u pagëzua është një ikonë adhurimi për mijëra të krishterë, kisha dhe misionarë. Mësoni më shumë rreth këtyrë vendeve biblike dhe zhytyni në historinë dhe kulturën e pasur të Jordanisë.
Pak kilometra në perëndim të kryeqytetit Amman do të gjeni Detin e Vdekur, një nga arsyet kryesore pse kaq shumë turistë dëshirojnë të bëjnë pushime në Jordani! Notoni në ujërat e kripur dhe provoni ndjesinë unike të qendrimit pezull mbi ujë me aq lehtësi!
Një ndalesë që ia vlen është dhe qyteti Madaba. I njohur për mozaikët e kohës bizantine të cilët gjenden në gjendje të shkëlqyer në kisha dhe muzeume, ky treg-qytet është kthyer në një pikë turistike mjaft popullore.
Natyrisht, kuzhina e Jordanisë është mjaft e njohur. Dashamirësit e gastronomisë do të mahniten nga gatimet e shijshme të çdo restoranti në Amman. Provoni lloje të ndryshme mezesh, humus apo labneh, shijoni gatimet me mëlçi pule (kibdet djaj) apo krahë pule (jawaneh). Çdo recetë premton shije të pakrahasueshme!
Këshilla Që Duhet T’i Keni Parasysh Për Një Udhëtim në Jordani
- Vishni rroba të lehta dhe të lirshme: Rekomandohen materiale pambuku. Kini parasysh se zakonet vendase kërkojnë veshje pak më modeste, ndaj përpiquni që t’i respektoni ato duke mbuluar shpatullat dhe gjunjtë.
- Zbuloni pazaret tradicionale: Mos humbisni rastin të vizitoni pazaret e vjetra të Ammanit ose të qyteteve të tjera. Aty mund të gjeni suvenire autentike, erëza, produkte artizanale dhe gjithashtu të përjetoni atmosferën vendase.
- Provoni një natë në kamp beduin: Eksploroni shkretëtirën e Wadi Rum duke qëndruar një natë në kamp beduin. Është një eksperiencë unike për të parë qiellin e natës dhe për të provuar jetën tradicionale të beduinëve.
Pyetjet më të Shpeshta për Pushime në Jordani
Kur është koha më e mirë për të vizituar Jordaninë?
Koha më e mirë për të vizituar Jordaninë është gjatë pranverës (mars-maj) ose në vjeshtë (shtator-nëntor), kur temperaturat janë më të buta dhe të përshtatshme për eksplorim.
A është e sigurt Jordania për turistët?
Padyshim që po. Jordania është një nga vendet më të sigurta në Lindjen e Mesme. Vendi ka një stabilitet politik dhe siguri të mirë për turistët. Megjithatë, gjithmonë rekomandohet të ndiqni udhëzimet dhe rregullat vendase.
Çfarë monedhe përdoret në Jordani?
Monedha zyrtare e Jordanisë është dinari jordanez (JOD). Kartat e kreditit janë të pranueshme në shumicën e hoteleve dhe restoranteve, por gjithmonë është mirë të keni me vete para për transaksione më të vogla.
A ka nevojë për vizë për të hyrë në Jordani?
Po, shumica e turistëve kanë nevojë për vizë për të hyrë në Jordani. Për më shumë informacion rreth vizave kontaktoni agjenci turistike Bora Travel. Agjentët tanë do t’ju udhëzojnë rreth dokumenteve dhe procedurave që duhet të ndiqni pranë Ambasadës.