Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Amerikë | Bileta Fluturimi Shqipëri Amerikë me Çmimet Më Të Lira

Dëshironi të udhëtoni përtej oqeaneve? Po planifikoni pushime në vendin e ëndrrave dhe lirisë? Keni të afërm që keni kohë pa i vizituar? Agjenci turistike Bora Travel sjell pranë jush ofertat më ekonomike për bileta avioni Shqipëri Amerikë.
Duke filluar nga
49€
Bileta Avioni për Amerikë | Bileta Fluturimi Shqipëri Amerikë me Çmimet Më Të Lira

Rezervo Bileta Avioni Shqipëri Amerikë Online

Të eksplorosh Amerikën kërkon kohë dhe dëshirën për aventurë. Një vend i madh, mbushur me atraksione turistike, qytete ikonike, kultura të ndryshme dhe aktivitete pafund. Një udhëtim në Amerikë premton një eksperiencë të paharrueshme. Agjenci udhëtimi me avion Bora Travel ofron bileta fluturimi Shqipëri Amerikë dhe bileta avioni Tiranë New York ekonomike për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në mënyrë komode dhe me sa më pak shpenzime. Na kontaktoni tani dhe një agjent turistik do të kujdeset personalisht për rastin tuaj.

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifiko Pushime në Amerikë | Udhëtim në Amerikë me Avion

Niseni udhëtimin tuaj me një vizitë në një nga qytetet më ikonike të Amerikës. New York tërheq vizitorë nga e gjithë bota me panoramën fantastike të qiellgërvishtësve, Times Square, Statujën e Lirisë apo Central Park.

Për adhuruesit e teatrit, New York City është një parajsë e vërtetë. Broadway fton dashamirësit e artit me disa nga shfaqjet më të njohura në botë si Hamilton, Dear Evan Hansen, Harry Potter and the Cursed Child, etj.

Shikoni nga afër yjet e Walk of Fame në Los Angeles, vendi ku kanë lënë shenjën e tyre më shumë se 2,600 artistë dhe personazhe të rëndësishëm të kulturës dhe artit në Amerikë. Bëni një xhiro në rrugët me palma apo shijoni festat karakteristike të këtij qyteti vibrant.

Parku Kombëtar Grand Canyon është padyshim një nga atraksionet turistike kryesore në Amerikë. Nëse ju pëlqen ecja dhe ngjitjet në natyrë apo thjesht dëshironi të shikoni yjet në qiellin e pastër, një vizitë në Grand Canyon nuk duhet humbur.

Natyrisht, nëse do të vizitoni një qytet tjetër përpos New York, Washington, D.C. është një destinacion kryesor. Me Shtëpinë e Bardhë e shumë atraksione të tjera më rëndësi politike dhe kulturore si Pentagoni, Memoriali i Lincoln apo Capitol Building, ky qytet ia vlen të prioritetizohet.

Nëse po kërkoni destinacionin ideal për familje, Disney World në Florida është zgjedhja perfekte. Me parqet klasike, paradat, shfaqjet e fishekzjarreve, xhirot me rollercoaster, lojrat dhe ushqimet e shijshme, Disney World ju fton në një botë përrallash.

Cila do të ishte fotoja më simbolike për një udhëtim në Amerikë? Padyshim Mount Rushmore! Skulptura masive e katër presidentëve është një nga atraksionet më popullore në Amerikë. Vizitoni Rapid City dhe përfitoni nga mundësia për të vizituar dhe Crazy Horse Memorial.

Bileta Avioni Amerikë | Fluturime Shqipëri Amerikë me Çmime Ekonomike

Agjenci turistike Bora Travel ka synim të garantojë ofertat më speciale për udhëtime me avion dhe fluturime të gjata. Nëse po planifikoni të udhëtoni drejt Amerikës apo po kërkoni bileta të lira Tiranë New York na kontaktoni! Agjentët tanë do të sigurohen të krahasojnë data, tarifa dhe çmime preferenciale nga linja ajrore të ndryshme për të gjetur alternativën më të leverdisshme për ju. 

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për në Amerikë

  • Udhëtoni në ditë më pak të kërkuara: Bileta Avioni për në Amerikë janë shpesh më të lira në ditë më pak të kërkuara si e marta dhe e mërkura. Kërkesa më e ulët gjatë këtyre ditëve ndihmon në gjetjen e çmimeve më të përballueshme.
  • Konsideroni aeroportet alternative: Udhëtimi për në aeroporte më të vogla pranë qyteteve të mëdha në Amerikë mund të ulë koston e biletave. Aeroportet më të largëta kanë tarifa më të lira sesa ato kryesoret si JFK ose LAX.
  • Shikoni për fluturime gjatë natës: Fluturimet me nisje gjatë natës janë shpesh më të lira për në Amerikë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të kursyer.
  • Krahasoni çmimet në disa faqe: Kërkimi i çmimeve të biletave në disa platforma udhëtimi dhe krahasimi i tyre mund të ndihmojë në gjetjen e ofertave më të mira për në Amerikë. Disa faqe ofrojnë zbritje shtesë!
  • Përdorni aplikacione të ndryshme: Instaloni aplikacione që ndjekin çmimet për fluturimet për në Amerikë. Këto aplikacione ju dërgojnë njoftime kur ka rënie të çmimeve, duke ju ndihmuar të rezervoni fluturimet më të lira Shqipëri Amerikë në kohën e duhur.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Amerikë

Cilat janë aeroportet kryesore në Amerikë?

Disa nga aeroportet kryesore në Amerikë përfshijnë Aeroportin JFK në New York (JFK), Aeroportin Los Angeles (LAX), Aeroportin Chicago O’Hare (ORD), dhe Aeroportin Miami (MIA). Këto aeroporte shërbejnë si porta kryesore për fluturimet ndërkombëtare dhe lokale.

Sa kohë duhet për të kaluar në një aeroport në Amerikë?

Ju sugjerojmë të llogarisni të paktën 3 orë për fluturime ndërkombëtare dhe 2 orë për fluturimet e brendshme në aeroportet e SHBA-së. Kjo kohë është e nevojshme për check-in, kalimin nëpër siguri dhe kontrollet e emigracionit.

Sa herët mund të bëni check-in për një fluturim në një aeroport në Amerikë?

Shumica e linjave ajrore në SHBA lejojnë check-in deri në 24 orë përpara fluturimit nëpërmjet internetit. Nëse bëni check-in në aeroport, duhet të jeni aty të paktën 2-3 orë përpara nisjes për fluturimet ndërkombëtare.

Kur është koha më e lirë për të fluturuar në Amerikë?

Koha më e lirë për të fluturuar në Amerikë është zakonisht në sezonet jashtë pikut, që përfshijnë muajt e dimrit (janar-shkurt), përveç periudhës së festave si Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Fluturimet gjatë ditëve të mesjavës janë gjithashtu më ekonomike.

Sa zgjat kontrolli i sigurisë në një aeroport në Amerikë?

Koha e kontrollit të sigurisë në aeroportet e Amerikës zakonisht zgjat 20-40 minuta, por gjatë orëve të pikut dhe sezonit të udhëtimeve, mund të zgjasë më shumë. Aeroportet më të ngarkuara si JFK ose LAX mund të kenë kohë më të gjatë pritjeje.

Sa zgjat fluturimi nga Shqipëria në Amerikë?

Koha e fluturimit nga Shqipëria në SHBA varet nga destinacioni final dhe nëse ka ndalesa. Një fluturim direkt nga Tirana në qytete si New York zgjat rreth 10-11 orë, ndërsa fluturimet me ndalesa mund të zgjasin nga 13 deri në 20 orë.

Çfarë duhet të merrni me vete gjatë fluturimit për në Amerikë?

Gjatë një fluturimi Shqipëri Amerikë, është mirë të merrni me vete:

  • Pasaportën dhe dokumente udhëtimi
  • Biletën e avionit (boarding pass)
  • Pajisje elektronike (telefoni, laptop, tablet)
  • Karikues dhe një bateri portative
  • Ushqim dhe pije të lehta (nëse linja ajrore nuk ofron shërbim)
  • Rroba të rehatshme për fluturime të gjata
  • Libër, kufje ose një video lojë
  • Para dhe karta krediti/debiti

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...