Pushime Verore në Barcelonë | Një Udhëtim i Paharrueshëm në Spanjë
Fillimi perfekt i pushimeve tuaja nis me një vizitë tek Sagrada Familia. Katedralja me famë botërore mirëpret turistë nga i gjithë globi. Arkitektura unike e ideuar nga Antoni Gaudí tërheq adhurues të kulturës dhe artit gotik.
Një tjetër krijim i mahnitshëm nga Gaudí është Casa Batlló, një ndërtesë plot ngjyra, dizanji i të cilës bazohet në legjendën e George dhe Dragoit. Detajet elegante, mozaiku plot ngjyra dhe nuancat fantastike krijojnë një monument ikonik për Barcelonën.
Vazhdojmë me destinacionet plot ngjyrë, Park Güell karakterizohet nga statuja e salamandrës dhe stolat me punime mozaiku. Një nga atraksionet turistike më popullore në Barcelonë.
Adhuruesit e artit duhet të vizitojnë Muzeun e Picasso. I pasuruar me më shumë se 4,000 piktura, skulptura, punime qeramike dhe skica të realizuara nga piktori i mirënjohur Pablo Picasso.
Nëse arkitektura gotike ju tërheq, Barri Gòtic, rajoni gotik në qendrën historike të Barcelonës është destinacioni perfekt për ju. Me katedralen e Barcelonës, sheshin Plaça Reial ose Plaça Sant Jaume, kjo zonë piktoreske ofron pamje fantastike, histori, verë të shkëlqyer dhe “tapas” e famshme spanjolle.
Barcelona ka shumë për të ofruar dhe për krijesat “nokturne”. Jeta e natës në këtë qytet unik është po vibrante. Disa nga klubet më të famshme në botë gjenden pikërisht në Barcelonë. Muzikë, drita, pije dhe koktejle fantastike. Barcelona është destinacioni ideal për netë që s’kanë fund.
Shijoni shfaqjet magjike në shatërvanin “Font Magica”, pamjen e kryeveprës së arkitekturës moderniste katalanase Palau de la Música Catalana apo ushqimet e freskëta të Boqueria Market në pikën turistike Las Ramblas.
Prenoto Fluturime për Barcelonë | Bileta Avioni në Spanjë
Keni vendosur të vizitoni Barcelonën, qytetin që do t’ju vjedhë zemrën me gjallërinë dhe argëtimin që s’mbaron kurrë? Agjenci udhëtimi Bora Travel ju sjell çmimet më të lira për bileta avioni Tiranë Barcelonë. Nëse po kërkoni për bileta avioni vetëm vajtje ose bileta vajtje-ardhje në Barcelonë, na kontaktoni dhe një nga agjentët tanë do t’ju asistojnë menjëherë.
Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Barcelonë
Cilat janë aeroportet kryesore në Barcelonë?
Aeroporti kryesor në Barcelonë është Barcelona-El Prat Airport (BCN) dhe Girona-Costa Brava Airport (GRO). Të dy këto aeroporte ofrojnë fluturime kombëtare dhe ndërkombëtare, por BCN është aeroporti me aktivitet më të lartë.
Si të shkosh nga aeroporti në qendër të Barcelonës?
Për të shkuar nga Aeroporti Barcelona-El Prat për në Barcelonë mund të merrni taksi ose transportin publik. Ka linja direke si me tren si me autobus që të çojnë në zona të ndryshme të Barcelonës.
Kur është koha më e mirë për të shkuar në Barcelonë?
Koha më e mirë për të kaluar pushimet në Barcelonë është gjatë muajve të pranverës (prill – qershor) dhe vjeshtës (shtator – nentor) kur moti është më i këndshëm, temperaturat pak më të ulëta. Kjo kohë është më pak e mbingarkuar me lëvizje e turistë.
Çfarë mund të bëni në Barcelonë?
Barcelona është një nga destinacionet turistike më popullore në Europe. Ky qytet ofron mundësi të shumta turizmi dhe atraksione të njohura si Sagrada Familia, Park Guell, Casa Batllo, etj. Eksploroni rrugët e rajonit Gotik, shijoni ushqimet tradicionale dhe plazhin fantastik të Barcelonës.
Kur duhet t’i rezervosh biletat për në Barcelonë?
Ne ju sugjerojmë t’i prisni biletat e avionit për Barcelonë të paktën 2 deri në 3 muaj para datës që dëshironi të udhëtoni. Kjo do t’ju lejojë të kapni ofertat dhe çmimet më ekonomike. Megjithatë, nëse dëshironi të vizitoni Barcelonën në verë, kontaktoni agjenci turizmi Bora Travel për ofertat më të mira.
Sa ditë duhet të shpenzoni në Barcelonë?
Për të përjetuar një eksperiencë të plotë të qytetit dhe kulturës vendase, ju sugjerojmë të rrini në Barcelonë për të paktën 3-4 ditë.