Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bileta Avioni për Pescara | Bileta Fluturimi Tiranë Pescara me Çmimet Më Të Mira

Dëshironi të kaloni pushimet në Pescara? Keni planifikuar një udhëtim romantik me partnerin tuaj? Do të vizitoni të afërmit tuaj në Itali? Agjenci turistike Bora Travel sjell pranë jush ofertat më të mira për bileta avioni Tiranë Pescara.
Duke filluar nga
50€
Bileta Avioni për Pescara | Bileta Fluturimi Tiranë Pescara me Çmimet Më Të Mira

Rezervo Bileta Fluturimi Tiranë Pescara Online Një udhëtim në Itali nuk ka pse të jetë i shtrenjtë. Agjenci udhëtimi me avion Bora Travel ofron bileta avioni për Pescara me çmimet më konkurruese në treg. Minimizoni shpenzimet tuaja me fluturime ekonomike për Pescara. Na kontaktoni sot dhe një agjent turistik do të kujdeset personalisht për të gjetur fluturimin më të leverdisshëm për ju. Specialistët tanë krahasojnë tarifa, oferta, çmime preferenciale dhe data nga linja ajrore të ndryshme si Wizz Air, Ryanair, Air Albania, etj., për të gjetur ofertën më të lirë!

Bileta Avioni për destinacione të tjera:

Planifikoni Pushime në Pescara | Udhëtim në Pescara me Avion

Një qytet bregdetar i cili mirëpret mijëra turistë çdo vit në Itali. Pescara ofron mundësi turistike të shumëllojshme. Me aktivitetet e larmishme, kulturën vibrante vendase, ushqimin fantastike dhe pamjet përrallore, Pescara është kthyer në një nga destinacionet më popullore në Itali.

Niseni udhëtimin tuaj me një vizitë në urën Ponte del Mare. Kjo urë e gjatë 466m me një strukturë të lidhur me kabuj është kthyer në një atraksion turistik popullor. Shumë turistë preferojnë të shkrepin foto të urës dhe pamjes që ajo ofron.

Gatimet në Pescara premtojnë një eksperiencë speciale. Provoni gelaton e famshme, antipastat me proshutë e djathë apo pjatat me prodhimet e freskëta të detit. Për një përvojë të detajuar zgjidhni një tur me guide për kuzhinën e Abruzzos.

Nëse po kërkoni një oaz qetësie, Pineta Dannunziana ose ndryshe e njohur si Pineta d’Avalos, është një rezervuar natyror i mrekullueshëm. Pisha antike që dikur mbulonin bregun Adriatik, parqe për fëmijë, rrugë përrallore dhe një pellg të mrekullueshëm.

Në sheshin kryesor të Pescarës, Piazza della Rinascita, do të gjeni shatërvanin Big Piano (pianoja e madhe), dizanjuar nga Remo Saraceni, e cila ofron një shfaqje interaktive. Vizitorët mund të krijojnë muzikë dhe të ndryshojnë ngjyrat e shatërvanit duke shkelur mbi çelësat e pianos.

Natyrisht, një udhëtim në Pescara nuk mund të jetë i plotë pa disa ditë në plazh. Pescara ka një vijë bregdetare rreth 20km të gjerë, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë. Me plazhin shumë pranë qendrës së qytetit, restorante e dyqane, Pescara është një destinacion ideal për pushime verore.

Ndërkohë, qendra historike Corso Manthonè, ose ndryshe zona e vjetër e qytetit merr jetë në mbrëmje. Lokale e restorante mbushen me njerëz, teksa muzika dhe pijet krijojnë një atmosferë vibrante. Shtëpitë tradicionale të jugut të Italisë dhe dy rrugët paralele krijojnë një panoramë tërheqëse.

Rezervoni Bileta Të Lira për Pescara Itali | Bileta Vajtje Ardhje në Pescara

Me agjenci turistike Bora Travel, procesi i rezervimit të biletave Tiranë Pescara është i thjeshtë dhe i shpejtë. Agjentët tanë do t’ju ndihmojnë të krahasoni çmimet dhe të zgjidhni ofertat më të mira që i përshtaten buxhetit tuaj per një biletë avioni.

Mos humbisni mundësinë për të vizituar Pescaran me çmimet më të lira dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Rezervoni sot bileta avioni në Pescara me Bora Travel dhe filloni aventurën tuaj!

Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për Pescara

  • Planifikoni udhëtimin jashtë sezonit të verës: Fluturimet për në Pescara janë shpesh më të lira gjatë muajve të dimrit dhe jo në periudhën e pushimeve.
  • Konsideroni një fluturim me tranzit: Fluturimet me ndalesa shpesh vijnë me bileta avioni më ekonomike në krahasim me linjat direkte.
  • Përdorni faqe për krahasimin e çmimeve: Përdorni platforma krahasuese për të gjetur çmimet më të ulëta për fluturimet në Pescara.
  • Kontrolloni për oferta dhe zbritje: Përdorni platforma biletash avioni dhe kompani të ndryshme ajrore për të gjetur oferta speciale dhe zbritje për fluturimet në Pescara.
  • Merrni njoftime rreth çmimeve: Regjistrohuni në website-t e kompanive ajrore për të marrë me e-mail informacion në lidhje me uljet e çmimeve për në Pescara.

Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni për Pescara

Cili është aeroporti kryesor në Pescara?

Aeroporti kryesor në Pescara është Aeroporti Abruzzo, i cili ndodhet rreth 6 km nga qendra e qytetit.

Kur është koha më e mirë për të udhëtuar lirë në Pescara?

Përgjithësisht, çmimet më të lira të biletave të avionit për Pescara do t’i gjeni gjatë muajve të dimrit ose pranverës. 

A ka fluturime direkte për në Pescara nga Shqipëria?

Linja të ndryshme ajrore si Wizz Air dhe Ryanair ofrojnë fluturimet direkte nga Tirana për në Pescara. 

A janë biletat vajtje-ardhje më të lira për në Pescara?

Shpesh u rekomandojmë klientëve të presin bileta vajtje ardhje Tirana Pescara nëse e kanë përcaktuar kohën që dëshirojnë të shpenzojnë në Pescara. Në këtë mënyrë mund të përfitoni nga çmimet dhe ofertat e momentit për të dy udhëtimet.

A është më e lirë të udhëtoj për në Pescara gjatë javës apo gjatë fundjavës?

Duke qenë se shumica e njerëzve tentojnë të lëvizin në fundjavë, biletat e avionit për të shtunën ose të dielën përgjithësisht janë më të shtrenjta. Nëse është e mundur, rezervoni fluturime gjatë ditëve të javës për të minimizuar sa më shumë shpenzimet.

Si të shkoj nga aeroporti Abruzzo në qendër të Pescara?

Për të lëvizur nga aeroporti Abruzzo në qendër të Pescarës mund të përdorni linjat e autobuzëve. Biletat janë ekonomike dhe udhëtimi është komod.

A mund të ndryshoj datën e fluturimit pas rezervimit të biletës?

Në shumicën e rasteve kompanitë ajrore do t’ju akomodojnë në ndryshimin e datës së fluturimit, por në varësi të llojit të biletës kjo mund të kërkojë një tarifë shtesë. Numri i vendeve në fluturimet e rradhës gjithashtu ka rëndësi.

A ofrohen zbritje për udhëtimet në Pescara në grup?

Disa kompani ajrore ofrojnë zbritje për grupet që udhëtojnë për në Pescara, veçanërisht për grupe të mëdha.

A ka oferta speciale për fluturimet për në Pescara gjatë periudhave festive?

Shpesh ka oferta speciale dhe zbritje për fluturimet në Pescara gjatë festave. Kontaktoni me një agjenci udhëtimi me avion për të përfituar nga këto oferta.

Vlerësimet tona në Google

4.9 rating of 100 reviews

Besuar nga mijëra klientë në 10 vite shërbim ekselent!

Ofrojmë shërbim ekselent si agjensi turistike, te dedikuar ndaj klientit, por gjithashtu me çmimet më të mira në treg!

Na kontaktoni
Kliente te kenaqur nga agjensi turistike Bora Travel. Kliente qe po shijojne udhetimin nga nje agjensi udhetimi.

Artikuj që mund të të insipirojnë për një udhëtim

Artikuj të tjerë
Pushime 2024

Eksperienca të Paharrueshme në Paris: Më Shumë se Thjesht Kulla Eiffel

Paris, “Qyteti i Dritave”, është shumë më tepër se vetëm Kulla Eiffel. Ky blog fokusohet te eksperiencat unike që mund të përjetohen ...