Planifiko Pushime në Paris | Udhëtim me Avion në Paris
Kulla Eiffel, një nga monumentet më ikonike jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën, mirëpret miliona turistë çdo vit. Një pasuri arkitekturore dhe historike, Kulla Eiffel është një nga destinacionet që duhet vizituar të paktën një herë në jetë.
Nëse keni kohë për të parë vetëm një muze në Paris, zgjedhja duhet të jetë me patjetër Muzeu i Luvrit. Një nga muzetë më të famshëm në botë, Muzeu i Luvrit është i pasur me më shumë se 35,000 vepra arti me famë botërore. Për më tepër, arkitektura e tij është një nga më uniket!
Kryevepra gotike e Parisit, Katedralja e Notre Damit është një simbol i artit dhe letërsisë. Pas dëmtimeve nga zjarri i 15 Prillit 2019, katedralja u mbyll për publikun për një periudhë rikonstrukturimi. Kini në mendje që një vizitë në botën e magjishme të Notre Damit nuk duhet humbur!
Champs-Élysées, bulevardi më i famshëm në Paris, është një parajsë për ata që dëshirojnë të bëjnë pazar. Rrethuar me dyqane të markave të ndryshme luksoze dhe pemëve të gjelbërta, Champs-Élysées krijon një tablo që duket si një pikturë.
Harku i Triumfit, i cili gjendet në krahun perëndimor të Champs-Élysées, na sjell pas në kohë. Ikona e veprës së Remarque, ky monument është ndërtuar në kohën e Napoleonit. Sot, ai mbetet një nga atraksionet turistike më popullor në Paris dhe më gjerë.
Nëse jeni adhurues i operës, specifikisht i novelës The Phantom of the Opera, rezervoni një shfaqje tek Palais Garnier. Një skenë madhështore me një auditor i cili mban më shumë se 2054 vizitorë. Padyshim një simbol i pavdekshëm i artit dhe kulturës parisiane.
Këshilla për të Gjetur Bileta të Lira Avioni për Paris
- Rezervoni herët: Biletat për Paris janë shpesh më të lira nëse i blini disa muaj përpara udhëtimit. Duke rezervuar më herët, mund të shmangni rritjet e çmimeve dhe të përfitoni nga ofertat më të mira.
- Zgjidhni fluturime me ndalesa: Fluturimet që përfshijnë ndalesa ndërmjetëse janë zakonisht më të lira se fluturimet direkte për Paris. Kontrolloni mundësitë për fluturime me ndalesa në qytete të tjera për të kursyer para dhe për të gjetur oferta më ekonomike.
- Përdorni platforma për krahasim çmimesh fleksibël: Shfrytëzoni faqet e kërkimit që ofrojnë fleksibilitet në datat e udhëtimit, për të krahasuar çmimet e fluturimeve drejt Parisit. Kjo do t’ju ndihmojë të gjeni bileta më të përballueshme.
- Kërkoni oferta speciale dhe ulje: Vizitoni rregullisht faqet e linjave ajrore dhe platformat e udhëtimit për të kontrolluar për oferta dhe zbritje të veçanta për fluturimet në Paris. Këto mund të kontribuojnë në uljen e ndjeshme të kostove të biletave.
- Abonohuni për njoftimet e çmimeve: Regjistrohuni për të marrë njoftime me email për uljet e çmimeve dhe ofertat speciale për udhëtimet drejt Parisit. Kontaktoni agjenci udhëtimi me avion për njoftime të përditësuara mbi çmimet më të mira.
Pyetjet më të Shpeshta për Bileta Avioni në Paris
Cilat janë aeroportet kryesore në Paris?
Parisi ka dy aeroporte të rëndësishme: Aeroportin Charles de Gaulle (CDG), që është më i madh dhe më i frekuentuar, dhe Aeroportin Orly (ORY), i cili gjithashtu ofron shumë fluturime ndërkombëtare dhe të brendshme.
Kur është koha më e mirë për të udhëtuar në Paris me sa më pak shpenzime?
Periudhat më ekonomike për të udhëtuar në Paris janë muajt e dimrit, kur turizmi është më i ulët. Gjatë verës dhe festave të mëdha, çmimet zakonisht janë më të larta për shkak të kërkesës së shtuar.
A janë biletat vajtje-ardhje për Paris më të leverdisshme?
Zakonisht, biletat vajtje-ardhje janë më të përballueshme krahasuar me biletat vetëm vajtje. Rezervimi vajtje ardhje mund të kursejë para.
Cilat linja ajrore ofrojnë fluturime për në Paris?
Linjat ajrore kryesore që operojnë për në Paris përfshijnë Wizz Air, EasyJet dhe Ryanair, të cilat ofrojnë fluturime të ndryshme me çmime konkurruese.
A është më lirë të udhëtoj gjatë javës apo fundjavës?
Fluturimet gjatë javës, veçanërisht të martën dhe të mërkurën, zakonisht janë më të lira. Në fundjavë kërkesa rritet, duke sjellë dhe çmime më të larta.
Cili është transporti më i shpejtë nga aeroportet në qendër të Parisit?
Treni RER, autobusët dhe taksitë janë opsionet më të mira për të arritur shpejt në qendër të Parisit nga Aeroportet Charles de Gaulle dhe Orly.
A mund të ndryshoj datën e fluturimit tim për Paris?
Shumë linja ajrore lejojnë ndryshime të datave për një tarifë shtesë. Këto kushte varen nga bileta që keni rezervuar, prandaj kontrolloni termat përpara se të bëni ndryshime.
A ka zbritje për grupet që udhëtojnë drejt Parisit?
Disa linja ajrore ofrojnë zbritje për grupe të mëdha udhëtarësh. Na kontaktoni për më shumë informacion për ofertat për grupe.
A ka oferta speciale për periudhat festive?
Po, gjatë periudhave si Krishtlindjet dhe Viti i Ri ka shpesh oferta speciale për fluturimet drejt Parisit. Është e këshillueshme të kontrolloni rregullisht faqet e linjave ajrore ose të kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel për të kapur këto oferta.