Planifikoni Pushime në Bari | Udhëtim në Bari me Avion
Niseni udhëtimin tuaj me një vizitë në Bari Vecchia (Bari i vjetër). Ndryshe e njohur si qendra historike e qytetit, kjo zonë karakterizohet nga rrugët e ngushta, shtëpitë tradicionale dhe prania e shumë monumenteve të rëndësishme.
Nëse ju pëlqen arkitektura, shkoni tek Basilica e St. Nicolas dhe vëreni elementet e arkitekturës Apuliane Romanesque të shekullit të 12-të. Kjo ndërtesë reflekton historinë e pasur të qytetit dhe është një nga monumentet kryesore në Bari.
Dashamirësit e teatrit do të mahniten me Teatro Petruzzelli, arenakryesore në Bari. Një nga teatrot më prestigjiozë në Bari, kjo ndërtesë na prezanton me një stil neoklasik arkitekturor. Auditoret akomodojnë më shumë se 1,500 spektatorë për shfaqje të ndryshme baleti, opera, koncerte, etj.
Bari gjatë natës krijon një panoramë mahnitëse, veçanërisht në shëtitoren e qytetit. Bari Lungomare ofron një pamje spektakolare të detit Adriatik, qielli me yje dhe ndërtesave plot drita të rreshtuara në sfond. Një kartolinë ideale për një mbrëmje romantike.
Ju pëlqen noti, zhytjet apo xhirot me varkë? Në Bari do të gjeni udhëtime dhe ture të ndryshme me varkë. Dëshironi të shikoni delfinët? Po mendoni të shijoni një darkë nën perëndimin e diellit? Bari është destinacioni perfekt për këto aktivitete e më shumë!
Preferoni një vizitë në muze? Muzeu Diocesan pranë Katedrales së San Sabino nuk duhet humbur. Me një fasadë të stilit barok, ky muze edhe pse modest në madhësi, ruan disa nga koleksionet dhe veprat më të njohura në qytet.
Një aventurë pak më ndryshe! Vizitoni rrugët nëntokësore të qytetit. Filloni me rrugën në Kështjellën Swabian dhe mbylleni eksplorimin në Palazzo Simi. Informacione interesante dhe një tur i detajuar me guidë ia vlejnë për të mësuar më shumë rreth këtyre atraksioneve.
Këshilla Për Të Gjetur Bileta të Lira Avioni për Bari
- Planifikoni përpara: Rezervoni biletën tuaj disa javë ose muaj përpara për të përfituar nga çmimet më të ulëta.
- Kërkoni ditët më të lira për të fluturuar: Zakonisht, fluturimet gjatë mesjavës (e martë dhe e mërkurë) kanë çmime më të ulëta se ato të fundjavës.
- Përdorni alarme për çmime: Përdorni aplikacione ose faqe për të monitoruar ndryshimet e çmimeve të biletave dhe vendosni alarme për njoftime rreth uljeve të mundshme.
- Bëni kërkime në orët e vona të natës: Shpeshherë, çmimet mund të jenë më të ulëta gjatë natës ose herët në mëngjes.
- Konsideroni aeroportet alternative: Shikoni nëse ka ndonjë aeroport tjetër afër destinacionit që ofron fluturime më ekonomike.
- Përdorni karta krediti me bonuse udhëtimi: Nëse keni karta krediti që ofrojnë pikë ose bonuse udhëtimi, shfrytëzojini për të ulur koston e biletave.
- Shikoni për oferta të minutës së fundit: Linjat ajrore shpesh bëjnë ulje çmimesh për vendet e mbetura pak para fluturimit.
- Konsideroni paketat turistike: Shpesh, paketat që përfshijnë hotelin dhe fluturimin mund të jenë më të lira sesa të blini veçmas.
- Bëni kërkime në mënyrë anonime: Shikoni çmimet duke përdorur opsionin “incognito” në shfletuesin tuaj, pasi faqet e fluturimeve mund të rrisin çmimet nëse e kuptojnë që jeni duke kërkuar shpesh.
- Kontrolloni për ulje dhe kode promocionale: Përdorni kode zbritjeje ose kontrolloni për oferta promocionale nga linjat ajrore apo agjencitë e udhëtimit.
Pyetje të Shpeshta për Bileta Avioni për Bari
Cilat linja ajrore operojnë fluturime nga Tirana në Bari?
Wizz Air dhe Ryanair janë dy nga linjat ajrore kryesore që ofrojnë fluturime ekonomike drejt Barit.
Kur është koha më e mirë për të blerë bileta të lira avioni për Bari?
Rezervimi i biletave 6-8 javë përpara datës së fluturimit është zakonisht koha më e mirë për çmimet më të ulëta.
Sa kohë zgjat fluturimi nga Tirana në Bari?
Fluturimi zgjat afërsisht 1 orë dhe 10 minuta.
A ka fluturime direkte nga Tirana në Bari?
Po, shumë linja ajrore ofrojnë fluturime direkte mes dy qyteteve. Kontaktoni agjenci udhëtimi Bora Travel për më shumë informacion rreth datatve dhe çmimeve aktuale.
Si mund ta ndryshoj ose anuloj biletën time?
Në varësi të rregullave të linjës ajrore, ju mund ta ndryshoni ose anuloni biletën në faqen e tyre zyrtare ose duke kontaktuar agjenci turistike Bora Travel. Një nga agjentët tanë do t’ju asistojë me ndryshimet që kërkoni të bëni.
A duhet të rezervoj një biletë kthimi nga Bari?
Edhe pse nuk është e detyrueshme, shpeshherë rezervimi i biletave vajtje-ardhje mund të ulë koston e përgjithshme të udhëtimit.
A janë bagazhet të përfshira në çmimin e biletës?
Kjo varet nga linja ajrore dhe lloji i biletës. Shumica e linjave ekonomike përfshijnë vetëm një çantë dore, ndërsa bagazhet e tjera mund të kenë një tarifë shtesë.
A mund të zgjedh vendin tim gjatë rezervimit të biletës?
Po, shumica e linjave ajrore ofrojnë mundësinë e zgjedhjes së vendit për një tarifë shtesë.
A ofrohen fluturime për Bari gjatë gjithë vitit?
Bari është një destinacion popullor me fluturime gjatë gjithë vitit, megjithëse frekuenca mund të ndryshojë sipas sezonit.