Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

TERMA DHE KUSHTE

Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Bora Travel & Tours Sh.p.k., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) L81819010J, me seli në adresën: Tiranë, Rruga Myslym Shyri, nr.84, dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të paketave turistike nëpërmjet faqes së internetit www.boratravel.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.boratravel.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Në rast ndryshimi të Kushteve të Përgjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti.

Bora Travel & Tours nuk mban përgjegjësi nëse gjatë navigimit në këtë faqe interneti mund të shkarkohen materiale të padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, Bora Travel & Tours nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit, firewall-it apo browser të pa përditësuar në kompjuterin e vizitorit gjatë hyrjes në faqen e internetit.
Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike.
Bora Travel & Tours mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e paketave turistike në rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.


Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.

Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.

Klienti kryen blerjen nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të produktit, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur dhe çmimin e tij.
Bora Travel & Tours nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër i cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit.
Bora Travel & Tours nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.


Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen e internetit, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit.

Fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format.

Bora Travel & Tours nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë së furnitorit.
Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Bora Travel & Tours merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të blerjes.


Konfirmimi i Porosisë

Pas përfundimit të blerjes, Bora Travel & Tours i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë me email që përmban produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit nga Bora Travel & Tours.


Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

• Pagesë me para në dorë pranë zyrës
• Pagesë në llogarinë bankare
• Kartë bankare debiti ose krediti pranë zyrës

Bora Travel & Tours përdor standardet më të fundit të sigurisë (SSL).
Të dhënat bankare nuk ruhen në sistemet elektronike të Bora Travel & Tours.


Anullimi

Kushtet e anulimit ndryshojnë sipas produktit dhe bëhen të njohura përpara përfundimit të rezervimit.


Privatësia dhe të Drejtat e Autorit

Bora Travel & Tours zbaton Ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit ose fshirjes së të dhënave duke shkruar në: info@boratravel.al

Të gjitha materialet në këtë faqe janë pronë e Bora Travel & Tours dhe nuk lejohet përdorimi pa autorizim.


Shërbimi i Klientit

Nëse keni pyetje ose ankesa, kontaktoni:

📧 info@boratravel.al
📞 +355 69 204 0020