Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bologna, Parma, Rimini, 2 dite, €

Shpërndaje

Datat e nisjes:

Per momentin nuk ka data nisjesh per kete tur.

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Bolonja. Nisja më 06:15. Mbërritja në Bolonja më 08:00. Nisja për në Parma. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë e monumenteve kryesore të Parmës: Katedralja Duomo, Piazza Garibaldi, Sheshi Republikës, Teatri Farnese, Teatri Regio, Bazilikata Santa Maria. Kthimi për në Bologna, Vizitë e Monumenteve Kryesore të Bolonjës: Shatërvani Neptune, Piazza Maggiore, Palazzo d’Acursio, Bazilika San Petronio, Piazza Santo Stefoanno, dy Kullat: Asinelli dhe Garisanda. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në San Marino. Vizitë në San Marino: Kështjella dhe rrugicat karakteristike në San Marino. Kthimi për në Rimini. Vizitë e Monumenteve kryesore në Rimini: Ura Tiberius, Arch Augustus, Sheshi Tre Martiri, Piazza Cavour, Tregu vjetër i peshkut, transfertë për në aeroportin e Bolonjës. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 22:55. Mbërritja në Tiranë në 00:30.

Në pagesën përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa bagazhi për check-in ka shpenzime ekstra).

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Nuk është përfshirë trageti dhe taksa e hyrjes në Venecie.
4. Sugjerohet që për shoqëruesin shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e hoteleve gjatë turit. Ne si operator përpiqemi që hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…