Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bukuresht dhe Brasov, 4 ditë, €338

Shpërndaje

Datat e nisjes:

2 Maj – 338 euro/personi

Dita e Parë. Fluturimi Direkt Tiranë – Bukuresht. Nisja më 16:10 – Mbërritje në Bukuresht më 18:35. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbërritje në Brasov. Sistemimi dhe fjetje në hotel.


Dita e Dytë. 
Mëngjesi në hotel. Brașov, i rrethuar nga malet karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e monumenteve krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street – Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula.
Vazhdon udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Drakula.
Vazhdon udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe fjetje në hotel.


Dita e Tretë.
Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit.

OPSIONALE: Pasdite hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. (20 Euro për person me transfertë të perfshirë)

Vizite tek Piata Uniiri me shatervanet – qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në hotel.


Dita e Katërt.
Mëngjesi në hotel. Transfertë për në aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 11:00- Mbërritje më 11:30.

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x25x20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe bagazh për check-in ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për shoqëruesin shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga kompania ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e hoteleve gjatë turit. Ne si operator përpiqemi që hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

 

Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…