Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Kalabria dhe Arbëreshët e Kalabrisë, 4 dite, €331

Shpërndaje

Datat e nisjes:
17 Shtator – 331 euro/person

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë – Lamezia Terme. Nisja nga Tirana më 07:30. Mbërritja në Lamezia Terme në orën 08:35. Nisja me autobus për në Pizzo. Vizitë Panoramike Monumenteve: Kisha Predigrota, Keshtjella Murat dhe Shëtitorja Lungomare Colombo. Vazhdon udhëtimi për në Tropea. Vizitë Panoramike e Monumenteve: Santa Maria del Isola, Lagja e Vjetër, Affacio del Corso, Belvedere Pazza del Cannone. Katedralja e Tropeas, Vazhdimi udhëtimit për në Capo Vaticano. Ndalesë e shkurtër. Nisja për në Scilla. Vizitë e Monumenteve: Lagja Peshkatarëve Chianalea di Scilla, Kalaja Ruffo di Scilla, Belvedere di Piazza San Roco, Vazhdimi udhëtimit për në Reggio Calabria. Vizitë e monumenteve: Lungomare Folcomata, Opere di Rabarama, Kështjella Aragonese, Rruga Galibardi, Arena dello Stretto. Sistemimi dhe fjetje në Reggio Calabria.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në fshatin Pendatillo. Vizitë e shkurtër. Vazhdon udhëtimi për në Marina di Gioiosa Ionico. Vizitë e shkurtër: Torre Galeo, Torre Cavallaro, Teatri Grko – Romak.  Vazhdon udhëtimi për në Catanzaro. Vizitë në Catanzaro: Lungomare Stefano Pugliese, Statuja Cavatore, Qendra historike e Qytetit, Teatri Politeama, Kompleksi Monumental San Giovanni. Vazhdimi i udhëtmit për në Lamezia Terme. Gjatë rrugës ndalesa te shkurtra në fshatra te banuar me arbëreshë: Caraffa, Vena, Zangarona. Mbërritja në Lamezia Terme. Vizitë në monumentet si: Statuja Federico II, Katedralja San Pietro e Paolo, Kështjella Normanno Svevo. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjes në hotel. Nisja për në Cosenca. Vizitë e monumenteve kryesore të qytetit, si: Muzeu i hapur Bilotti, Qendra Historike e Qytetit, Katedralja, Rruga Mazzini, Vazhdon udhëtimi Panoramik dhe me Ndalesa të shkurtra për në Fshatrat Arbëreshe: Lungro, Frascineto, Civita, ku gjendet Muzeu Arbëresh, Spezzano Albanese, Macchia Albanese dhe San Demetrio Corone. Vazhdon udhëtimi për në Crotone. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e KatërtMëngjes në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të Qytetit: Kështjella Carlo V, Lungomare Colombo, Qendra Historike e Crotones, me monumentet e shumta brenda saj. Vazhdon udhëtimi për në Le Castella. Vizitë në Le Castella: Kështjella Aragonese, transferta për në aeroportin e Lamezia Terme. Fluturimi Lamezia Terme – Tiranë. Nisja nga Lamezia Termei në orën 22:20. Mbërritja në Tiranë në orën 23:25.

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi Vajtje-Ardhje Tiranë – Lamezia Terme.
2. Cante shpine me permasa 40x20x25 cm deri ne 8 kg.
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
4. Akomodim në Hotel.
5. Mëngjeset në Hotele.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për shoqëruesin shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…