Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Maltë, 4 dite, €282

Shpërndaje

Datat e nisjes:
25 Tetor – 445 €/person
1 Nëntor – 457 €/person
22 Nëntor – 385 €/person
29 Nëntor – 379 €/person
6 Dhjetor – 282 €/person

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë – Maltë. Nisja më 10.30 – Mbrritje në Maltë më 12.20 Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizitë panoramike në Valletta: Barrakka Gardens, Sheshi i Republikës, Fortesa San Elmo, Katedralja St. John’s Co. Fjetje në Hotel.

Opsionale: Hyrje në Fortesa San Elmo.
Opsionale: Hyrje në Katedralja St. John’s Co.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rabat, Ndalesë e shkurtër. Vazhdimi për në Mdina. Vizitë e Monumenteve: Mdina Gate, Rrugicat Mesjetare, Katedralja e St. Paul dhe Muzeu Katedrtales, Muret rrethuese Bastions, Palazzo Falson.
Opsionale: Hyrje në Katakombet St Paul në Rabat.
Opsionale: Hyrje në Katedralja St Paul dhe Muzeun në Mdina.
Opsionale: Hyrje në Palazzo Falson në Mdina.
Pasdite, vazhdon Udhëtimi për në Mosta ku ndodhet Kisha Mosta Dome.
Opsionale: Hyrje në Kishën Mosta Dome.
Vazhdon Udhëtimi për në Blue Grotte. Ndalesa për ta parë nga sipër.
Opsionale: Hyrje në Blue Grotte me varkë, nëse është e mundur nga koha.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Birgu -Vittoriosa, Ndalesë e shkurtër për të vizituar Kështjellën St Angelo, Palazzo Inquisitor, Kishën St Lawrence, Muzeun Detar, Rrugicat Mesjetare dhe Portin e Brigut.
Opsionale: Hyrje në Kështjellën St. Angelo.
Opsionale: Hyrje në Palazzo Inquisitor
Opsionale: Hyrje në Muzeun Detar.
Vazhdon Udhëtimi për në Senglea ku vizitohen Kopshtet Gardiola, Kisha Our Lady of Victories dhe Bregu dhe Porti.
Vazhdon Udhëtimi për në Cospicua, ku vizitohen: Fortifikimet e vjetra, Kisha Immaculate Conception, Dokyard Creek,
Vazhdon Udhëtimi për në Sliema. Shëtitje në shëtitoren buzë detit. Vazhdimi udhëtimit për në St. Julian’s, ku vizitohen: Paceville, Spinola Bay, Portomasa Marina, Spinola Palace, Balluta Bay dhe Kisha Balluta.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Maltës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 08.25 – Mbrritje në Tiranë në 10.05.

Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…