Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Dubai dhe Abu Dhabi, 5 ditë, €699

Shpërndaje

Datat e nisjes:
22 Tetor – 1131 €/person
29 Tetor – 874 €/person
5, 12, 19 Nëntor – 790 €/person
26 Nëntor – 1201 €/person
3 Dhjetor – 838 €/person
10, 17 Dhjetor – 699 €/person
24 Dhjetor – 799 €/person
2 Janar – 799 €/person
7, 14, 21, 28 Janar – 699 €/person
4 Shkurt – 699 €/person

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 12:55 – Mbrritja në Dubai në orën 20:15 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
-(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
-(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet – Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
-(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
-(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
-(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë:
Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 08:10 – Mbrritja ne Tirane 11:55.

Grupi më nisje datë 2 Janar është 6 ditor dhe ditën e pestë e kanë të lirë (ditën e gjashtë kthehen)

Hoteli në Dubai: Ecos Dubai Hotel at Al Furjan

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Shënim: Përfshihen:
– Një Bagazh 7 kg  (55 x 40 x 23 cm).
– Një Bagazh 20kg.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €109 (nëse nevojitet)
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani – €60
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60

Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si më poshtë:
1. Krahët dhe këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i flokëve me një shami jo-transparente.

Informacion: Duke filluar nga data 20 Prill 2023  dhe në vazhdim për shtetasit me pasaportë Shqiptare nuk nevojitet  vize hyrje ne Emiratet e Bashkuara  Arabe.

Kujdes:
– Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj validitet nga  dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit dhe do te ndalohet kalimi nga policia kufitare. Bora Travel & Tours nuk mban asnje pergjegjesi, pergjegjesia eshte e pasagjerit.
– Renditja e ekskursioneve mund te ndyshojne ne varesi te disponibilitetit.
– Krevati i trete ne dhome eshte me extra bed (Krevat portativ)

Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…