Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Udhëtim në Cote d’Azur, 4 dite, €414

Shpërndaje

Datat e nisjes:
4 Prill 2026 – 429 euro/person
13 Qershor – 432 euro/person
4 Korrik – 456 euro/person
5 Shtator – 414 euro/person

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Nisë. Nisja nga Tirana në orën 12:10. Mbrritja në Nisë në orën 14:20. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos,Transferimi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel.
– Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena.
– Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh.

– Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë.
– Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi.
– Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde,  Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë – Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:55. Mbrritja në Tiranë në orën 16.50.

Në pagesë përfshihen:

  1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë -Nisë – Tiranë.
    2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
    3. Akomodim në hotel për 3 netë.
    4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
    6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
    (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

    Në pagesë nuk janë përfshirë:
    1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…