Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Varshavë dhe Krakov, 4 dite, €361

Shpërndaje

Datat e nisjes:
20 Maj  – 361 €/person

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë – Varshavë. Nisja në 15:55. Mbrritja në 18:00. Transferimi me autobus për në qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë:
 Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Krakovë. Vizitë ne Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.


Dita e Tretë:
 Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë – Tiranë. Nisja më 16:15 dhe Mbrritja në Tiranë më 18:05.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Varshavë dhe Krakovë – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

OPSIONALE:

Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka (40 €/person)

Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

Kujdes:

  1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…