Logo Agjensi Udhetimi Turistike Bora Travel & Tours
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Venecia dhe Verona, 2 ditë, €160

Shpërndaje

Datat e nisjes:
29 Nëntor – 444 euro/person
31 Dhjetor – 264 euro/person
25 Janar – 160 euro/person
14 Dhjetor – 160 euro/person

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me avion për në Venecie Treviso. Nisja më 06.55. Mbrritja në Venecie më 08.35. Vizitë në Monumentet Kryesore të Venecies: Piazza San Marco, Ura Rialto, Palazzo Ducale, Bazilika San Marco etj.  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Venecies.

Dita e Dytë:  Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Verona. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Veronës: Shtëpia Xhuljetës, Arena Veronës, Piazza Erbe, Arche Scaligere, Via Mazzini, Kulla Lamberti. Transfertë për në Aeroportin e Trevisos. Fluturimi për në Tirane. Nisja në orën 17.55. Mbrritja në Tiranë në 19.25.

Në pagesën përfshihen:
– Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
– Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
– Akomodim në hotel.
– Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
– Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
– Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
– Hyrjet në monumente dhe muzeume.
– Nuk është përfshirë Trageti dhe Taksa e Hyrjes në Venecie.
– Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:
– Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
– Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
– Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Cmimi më i mirë që mund të gjeni
Shpërndaje
Keni pyetje? Na kontaktoni
Kontakto ne Whatsapp

Ndoshta ndryshoni mendje…